Zgjedhjet e PD-së në Elbasan/ Bylykbashi tërhiqet nga gara, fiton Eugen Isaj

Zgjedhjet e PD-së në Elbasan/ Bylykbashi tërhiqet nga gara, fiton Eugen Isaj

Moment nga procesi zgjedhor i Partisë Demokratike, për zgjedhjen e kreut të degës së saj në Elbasan

Procesi zgjedhor i Partisë Demokratike për kreun e degës së Elbasanit është përmbyllur me fitoren e Eugen Isaj.

Eugen Isaj mori 378 vota, ndërsa Zamir Muzhaqi, rivali i Isajt në këtë garë, mori 88 vota. Report Tv raporton se dy djemtë e rinj në moshë, të cilët garonin për postin e kryetarit të degës, njihen si pjesëmarrës të hershëm në strukturat e Partisë Demokratike.

Sa i takon kryetarit të deri më tanishëm, Aurel Bylykbashi, ai vendosi të tërhiqej nga gara. Bylykbashi, gjatë paraqitjes së platformave të kandidatëve, mësohet se gjatë fjalës së tij është ndërprerë nga një prej anëtarëve të kësaj force, i cili i është drejtuar nga salla duke i thënë: “Fol për herë të fundit nga ajo foltore, se nuk do flasësh më”.

Eugen Isai kryetari i zgjedhur i PD-së në Elbasan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat