Ambasada amerikane po kryen një vëzhgim të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në të 6 bashkitë e vendit. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për të votuar procesin e votimit në Durrës, e cila shkruan se është e mrekullueshme të shohësh shumë të rinj, qofshin votues, komisionerë zgjedhore apo vëzhgues. Kim u bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa nënvizon se është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.
‘Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.’- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në 6 bashki, ambasada e SHBA e BE vëzhgon procesin! Kim: Votuesit të shprehin lirisht vullnetin e tyre! Soreca: Numërimi i votave të kryhet tani dhe me përgjegjësi
