Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, të drejtë vote mbi 654 mijë persona! Përjashtohen 135 votues për shkak të dekriminalizimit

TIRANË- 654,538 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kandidatin e tyre në zgjedhjet vendore për 6 bashki, të dielën e 6 marsit. Ministria e Brendshme publikoi listën përfundimtare të zgjedhësve për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Nga rreth 654 mijë qytetarë me të drejtë vote, 10.134 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 135 të tjerë nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Këta të fundit janë kryesisht të burgosur me vepra penale të rënda, për të cilët ligjii dekriminalizimit përcakton qartë që nuk mund të zgjedhin. Qytetarët e këtyre gjashtë bashkive do të mund të drejtohen në 941 qendra votimi.

Verifikimi në listën e zgjedhësve mund të bëhet online, ndërsa qytetarët me ID të skaduara nuk mund të votojnë.

"Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit. Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve ndërsa për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë. Ftojmë qytetarët të aplikojnë apo rinovojnë ID kartat e skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që do të përdoret për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 për pushtetin vendor", thuhet në njoftim. 

40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore ishte vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi, i cili përmes një mesazhi apeloi qytetarët me të drejtë vote të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit. Celibashi apelon që ata që e kanë ID-in e tyre drejtë skadencës, të mos e lënë për momentet e fundit, por të drejtohen të aplikojnë, si të vetmen formë për të qenë zgjedhës të dielën e 6 marsit.

Mesazhi i Celibashit u përshëndet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sipa të cilit vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit

1642763446_ilirjancelibashi.jpeg

40 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashki të vendit, në bashkitë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. Duke qenë se koha është shumë e shkurtër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi përmes një mesazhi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.

Sipas tij të gjithë qytetarët e Bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve.

Në njoftimin e KQZ thuhet se Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.

"Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm", thuhet në mesazhin e Celibashit.

 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore