Zgjedhjet, KVV dyshime për paktin
Rama-Basha: Nuk ka transparencë  

Zgjedhjet, KVV dyshime për paktin<br />Rama-Basha: Nuk ka transparencë  
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar raportin e ndërmjetëm të monitorimit për periudhën 1 prill-3 qershor 2017, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
 
Sipas KVV, marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës ishte një vendimmarrje jo gjithëpërfshirëse dhe pa transparencë.

 Dakortësia e Marrëveshjes Politike të 18 Majit, ndonëse shërbeu si një moment madhor dialogu politik, i cili tejkaloi ngërçin institucional dhe siguroi pjesëmarrjen zgjedhore të forcave opozitare si kusht për legjitimitetin e procesit,  thelloi akoma më shumë traditën jo shtetformuese të një vendimmarrje jo-gjithëpërfshirëse dhe jo-transparente për proceset themelore që po kalon vendi. 

  Rivendosja e afateve për regjistrimin e partive politike opozitare si subjekte zgjedhore, e pashoqëruar me amendim të kuadrit ligjor, u bë shkak për një vendimmarrje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa bazë ligjore. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gjendur nën trysninë e dinamikave politike dhe në volumin e zhvillimit të procedurave në ekstremitetet kohore, ka shfaqur një sjellje pozitive në komunikimin me vëzhguesit dhe në bërjen e transparencës. Sjellje kjo që nevojitet të përparojë gjithnjë e më shumë duke siguruar jo vetëm një administrim korrekt të procesit, por edhe duke reflektuar besimin për një proces të tillë. 

 Amendimet e “Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” për rritjen e penaliteteve të veprave që cënojnë integritetin e votimit dhe lirinë e zgjedhësve gjykohen si jo efektive.  Këto amendime do të duhej të përcaktonin instrumenta ligjorë realë dhe efektivë në denoncimin e rasteve. 
 
 Veprimtaritë në funksion të fushatës zgjedhore, jashtë periudhës zgjedhore ligjore, nga të gjitha partitë politike, përpos shkeljeve të tjera, ishin edhe në shmangie të rregullimeve dhe transparencës që përcakton “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” për veprimtarinë financiare të subjekteve zgjedhore.

 Amendimet e kryera në Ligjin “Për partitë politike” përsa i mbivendosen “Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, në analizë të hierarkisë të së drejtës janë të pavlefshme.

Urdhëri i Kryeministrit të Republikës dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave shenjuan një precedent pozitiv në adresimin e shqetësimit të përfshirjes së administratës publike në mënyrë të paligjshme në fushatën zgjedhore. Angazhimi i disa institucioneve jo të thirrur shprehimisht nga kuadri ligjor zgjedhor si përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, shenjuan një precedent pozitiv, që duhet përvijuar më tej në rritjen e frymës së ndërveprimit institucional.
 
Transparenca dhe zbatueshmëria rigoroze e kuadrit ligjor prej institucioneve përgjegjëse në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore mbetet një problematikë madhore.
 
Rotacioni i ndodhur në përbërjen dhe drejtimin e trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zhbëri përfundimisht përpjekjet për një institucion kolegjial dhe të pavarur. Ky zhvillim e bëri akoma më emergjente ndërhyrjen e thelluar dhe integrale në legjislacionin zgjedhor.

Precedenti i tejkalimit të afateve proceduriale me vullnet politik, kërkon masa drastike në ripërcaktimin e afateve ligjore në legjislacionin zgjedhor për të zhbërë traditën e deri sotme".


Ndërkohë, KKV rekomandon se transparenca mbi ecurinë institucionale në përgatitjet në vazhdim të procesit zgjedhor duhet të jetë maksimale dhe në kohën më të shkurtër.
 
"Prokuroritë e vendit duhet të ndjekin me rigorozitet rastet e denoncimeve për përfshirjen e jashtëligjshme të funksionarëve publikë në fushatën zgjedhore".

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja