Zgjedhjet lokale 2019/ Lista me humbësit e mëdhenj pjesë e ekipit të Bashës

Zgjedhjet lokale 2019/ Lista me humbësit e mëdhenj pjesë e ekipit të Bashës

Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se nuk heq dorë nga humbësit përsëritës apo të shumëfishtë. Protagonistët e disfatës së fundit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017 do të udhëheqin partinë më të madhe në opozitë edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Eksponentët që kanë drejtuar fushatën në zonat humbëse, në zgjedhjet e fundit parlamentare, janë bërë pjesë e forumeve më të larta drejtuese të Partisë Demokratike, kryesisht në Këshillin Kombëtar, i cili është edhe forumi më i rëndësishëm vendimmarrës. Pothuajse është i njëjti ekip protagonist edhe në disfatën në zgjedhjet lokale të 2015 si dhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës, ku u angazhua e gjithë kupola drejtuese e opozitës. Është përjashtuar vetëm e ashtuquajtura garda e vjetër, e cila ishte në krye të fushatës në zgjedhjet parlamentare të 2013, aty ku filloi edhe rënia e madhe e Partisë Demokratike. Tek garda e vjetër përfshihen edhe ish-ministrat e Berishës si Ridvan Bode, Genc Ruli, Arben Imami etj.

Drejtuesit e degëve
Nga 13 kryetarë që kanë drejtuar degët e Partisë Demokratike në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2017, 8 prej tyre janë zgjedhur pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD. Konkretisht Fatbardh Plaku, Ervin Goxhaj, Ndriçim Babasi, Lefter Kostenja, Ervis Xhako, Saimir Mulgeci, Florian Lila dhe Arben Shazo rezultojnë pjesë e Këshillit Kombëtar i PD, anëtarët e të cilit janë zgjedhur disa javë më parë në bazë të një liste me 350 kandidatë të dalë nga zyra e Lulzim Bashës. Disa prej kryetarëve janë zgjedhur automatikisht në Këshill, për shkak të statutit të PD, pasi ata janë rikonfirmuar sërish në krye të degëve të PD në zgjedhjet e fundit. Ndërkaq, një pjesë tjetër, siç është edhe rasti i ish-kreut të PD në Shkodër, Ramiz Çoba, është zgjedhur me votë. Pjesë e Këshillit Kombëtar të PD rezultojnë edhe disa kryetarë të tjerë degësh të PD në zgjedhjet e 2017, të cilët kanë një pjesë të përgjegjësisë për humbjen e PD në zonat e tyre në zgjedhjet parlamentare të 2017. Konkretisht, rezultojnë pjesë e forumit të lartë të PD, krerët e degëve të PD në Librazhd, Shijak, Mat, Korçë, Devoll, Kolonjë, Pukë, Lezhë, Berat, Kuçovë etj.

Humbësit e mëdhenj
Në zgjedhjet parlamentare të 2017, PD humbi në 9 qarqe nga 12 të tilla, krahasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 2013. Edhe tre qarqet në fjalë, konkretisht në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë, PD doli humbëse, por mori vota më shumë se sa në 2013, kur në krye të PD ishte Sali Berisha. Në Elbasan fushata dhe lista është kryesuar nga Edmond Spaho, në Durrës nga Oerd Bylykbashi, në Tiranë nga Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Grida Duma dhe Albana Vokshi, në Dibër rol kryesor ka pasur Xhemal Gjunkshi dhe tre kryetarët e degëve, në Korçë Valentina Duka, Klevis Balliu dhe kreu i degës, në Lezhë nga Aldo Bumçi, në Kukës nga Flamur Noka etj. Të gjithë të lartpërmendurit, për shkak edhe të statusit të deputetit, janë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Humbësit në zgjedhjet e 2017 pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD

  1. Edmond Spaho, Qarku Elbasan, minus 13 171 vota nga 2013
  2. Oerd Bylykbashi, Qarku Durrës minus 9 046 vota nga 2013
  3. Orjola Pampuri, Grida Duma, Albana Vokshi, Qarku Tiranë, minus 21 987 vota nga 2013
  4. Xhemal Gjunkshi, Qarku Dibër, minus 8 558 vota nga 2013
  5. Valentina Duka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu, Qarku Korçë, minus 5020 vota nga 2013
  6. Romeo Gurakuqi, Qarku Shkodër minus 4772 vota nga 2013
  7. Aldo Bumçi, Qarku Lezhë, minus 3,599 vota nga 2013
  8. Qarku Berat, minus 2534 vota, Eduard Halimi (i larguar nga Partia Demokratike)
  9. Flamur Noka, Qarku Kukës, minus 2483 vota nga 2013
  10. Fatbardh Plaku, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  11. Ervin Goxhaj, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  12. Ndriçim Babasi, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  13. Lefter Kostenja, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  14. Ervis Xhako, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  15. Saimir Mulgeci, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  16. Florian Lila, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  17. Arben Shazo, kreu i PD dega Tiranë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  18. Aurel Bylykbashi kreu i degës së PD në Elbasan në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  19. Bujar Vreto kreu i degës së PD Librazhd në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  20. Rezart Tushaj kreu i degës së PD Shijak në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  21. Alfred Ahmetcenaj kreu i degës së PD Mat në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  22. Andrea Mano kreu i degës së PD Korçë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  23. Arben Miza kreu i degës së PD Devoll në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  24. Viktor Duro kreu i degës së PD Kolonjë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  25. Ramiz Çoba kreu i degës së PD Shkodër, në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  26. Prel Gjoni kreu i degës së PD Pukë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  27. Paulin Marku, kreu i degës së PD në Lezhë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  28. Gazmend Azizi kreu i degës së PD Berat në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar
  29. Vehbi Luzi kreu i degës së PD Kuçovë në 2017, i rizgjedhur pjesë e Këshillit Kombëtar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë