Humbi një këshilltar për 21 vota, ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave në Lezhë: Nipat e këshilltarit të FRD-së i shtuan 100 vota

Humbi një këshilltar për 21 vota, ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave në Lezhë: Nipat e këshilltarit të FRD-së i shtuan 100 vota

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në KAS rezultatin e 14 majit për këshillin Bashkiak në Lezhë, duke kërkuar rinumërim të votave. Koalicioni Meta-Berisha thotë në arsyetimet drejtuar KAS se në Lezhë u blenë vota me para të krimit të organizuar. 

Koalicioni Meta-Berisha pretendon se procesi i numërimit të votave për këshillin në 2 qendrat e KZAZ 12 dhe 13  ka qenë i parregullt pasi komisionerët janë larguar shpesh nga tavolina – pretendon koalicioni – dhe numërimin e kanë vijuar njerëz pa mandate. Kjo ka ndikuar në rezultatin e miratuar nga KQZ, thuhet në kërkesën drejtuar KAS. 

Në ankimimin e firmosur nga Endrit Braimllari thuhet se kandidatit për këshillin e Lezhës, Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota nga nipat e tij që ishin në tavolinat e numërimit. Vota të cilat janë bërë shkak që Koalicioni “BF” të humbasë mandatin e 7 në këshill bashkiak, të cilin e merrte për vetëm 21 vota.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës