Zgjedhjet/ Raporti i parë i OSBE: Problem polarizimi, opozita refuzon të çojë kandidatët në KQZ dhe KZAZ

Zgjedhjet/ Raporti i parë i OSBE: Problem polarizimi, opozita refuzon të çojë kandidatët në KQZ dhe KZAZ

Misioni i OSBE-së ka publikuar raportin e parë paraprak në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri. Përfaqësuesit e OSBE-së dhe ODIHR-it pak javë më parë ishin në Shqipëri ku takuan drejtuesit e shumicës dhe të opozitës për t'u njohur me realitetin parazgjedhor dhe problematikat. Në përfundim ata kanë hartuar edhe një dokument, ku theksojnë se polarizimi dhe mosbesimi mes partive politike mund të ndikojnë negativisht në procesin e zgjedhjeve.

"Ka një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis partive politike dhe politizim të institucioneve që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Bashkëbiseduesit kërkuan vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit dhe vendosën një theks të veçantë në administratën e zgjedhjeve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në varësi të disponueshmërisë së burimeve. Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin,  numërimin dhe shpalljen e rezultatit" thuhet ndër të tjera në raport.

Një rëndësi të veçantë raporti i kushton edhe debateve për reformën zgjedhore, që deri tani politika ka dështuar për të gjetur konsensusin për ta miratuar. "Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik. Shumë rekomandime zgjedhore të OSBE/ ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të pa adresuara"shkruhet në raport.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga OSBE lidhet edhe me faktin se opozita nuk ka dërguar emrat për anëtarë të KQZ për të plotësuar institucionin dhe të komisionerëve të KZAZ-ve.  "Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ". Në përfundim OSBE kërkon vendosjen në Shqipëri të 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor. PD dhe LSI kanë deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, ndërsa më parë se lokalet kërkojnë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, të cilat të përgatiten nga një qeveri kalimtare, por që shumica e ka mohuar kategorikisht.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja