Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit

Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIK) bëri publike gjetjet paraprake për zgjedhjet në Himarë.

Sipas KRIIK edhe në këto zgjedhje, u vu re prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit, që është i kundraligjshëm pasi zgjedhësit mund të ndihen të intimiduar.

“Personat e paautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit ose ishin të pajisur me lista ose, kryesisht në fshatrat e vegjël, nuk e mbanin një të tillë për shkak se komuniteti është i vogël dhe njihen më me njëri-tjetrin. Kjo u mundësonte të kishin informacion të plotë mbi personat që paraqiteshin për të votuar”, thuhet në raportin e KRIIK.

Sipas KRIIK, komisionerët u  kërkuan votuesve të firmosin në listë edhe pse ishin identifikuar nëpërmjet PEI-t. Kriik thotë se sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhësi nënshkruan në listën e zgjedhësve vetëm nëse ai është në këtë listë dhe nuk ka qenë i mundur identifikimi nëpërmjet PEI-t.

“Vëzhguesit vërejtën një numër tejet të lartë zgjedhësish që ose nuk lyheshin me bojë në gisht fare ose nuk lyheshin pasi kishin votuar, në kundërshtim me procedurat e parashikuara.'

Ndër të tjera KRIIK thotë se ‘Mjediset e qendrave të votimit, në një numër jo të vogël rastesh nuk ishin të përshtatshme për votim dhe në gjendje tejet të amortizuar, tërësisht të pa përshtatshme për të kryer funksionin e një qendre votimi. Ndërkohë, në një numër të lartë qendrash votimi mungonin posterat që shpjegonin procedurat e votimit apo që duhet të prezantonin kandidatët.'.

Lexo gjetjet paraprake të KRIIK për zgjedhjet e parakohshme të bashkisë Himarë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'

Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'