Për fitoren historike të opozitës në Hungari, për Sali Berishën nuk është vetëm meritë e Peter Magyar, por edhe e kryeministrit të deritanishëm Viktor Orban, që lejoi zgjedhje të lira.

“Fidesz, një parti mike e jona që nga themelimi, se në fakt jemi dy partitë e vetme që kemi ngelur në skenën politike evropiane, nga ato që u themeluan në ‘90-tën si forca antikomuniste, pas një qeverisje 16 vjeçare të Viktor Orban, doli në opozitë”, tha Berisha.

Një nga arsyet që fitoi Peter Magyar, thotë Berisha është mbështetja e mediave më të shikuara atje, ndërsa arma më e fortë ishin rrjetet sociale. Ndaj duke hequr një paralele me Shqipërinë, ku sipas tij, mediat nuk mbështesin opozitën, u kërkoi të vetëve të përdorin masivisht rrjetet sociale.

“Së pari, opozita aty kishte patur mbështetjen e televizioneve më të shikuara. Por kryesorja, opozita kishte dominuar në mediat sociale. Zoti kryetar, zoti deputet, anëtar kryesie, koordinator e të tjerë me radhë. Anëtari ynë i thjeshtë do që në atë Facebook-un tënd të shoh edhe guximin tënd. Tani çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të bëjmë sa më shumë, sa më aktiv në statuse dhe në të gjithçka tjetër, edhe duke bërë share njëri-tjetrin, duke marrë materiale, duke postuar artikuj. Rrjetet tona nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura. Nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura. Është e pafalshme”, vijoi Berisha.

Ndërsa për të rrëzuar sipas tij, të pavërtetat e Ramës, u kërkoi të përdorin ChatGPT.

“Opozita aty opozita kishte dominuar në rrjetet sociale… T’i kundërvihemi. Ne mjete të sigurta kemi rrjetet tona sociale, aty nuk na pengon dot njeri. Shkarkoni të gjithë AI, t’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë.

Ndryshe mendon kundërshtari i tij në Partinë Demokratike. Ervin Salianji thotë se Magyar fitoi se në Hungari opozita frymëzoi dhe nuk u mjaftua me ankesa, ndryshe nga siç bën PD në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Klevis Balliu u filmua duke shkruajtur fjalimin në Parlament me Chat GPT, Berisha porosit drejtuesit e PD: Duhet të shkarkoni të gjitha AI, t’i keni nëpër telefona

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së u ka kërkuar të pranishmëve që të shkarkojnë aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.

Deklarata e Berishës vjen pasi në seancën e fundit plenare deputeti demokrat Klevis Balliu u fotografua duke i kërkuar Chat GTP që t’i shkruante fjalimin që do të mbante në foltore.

Megjithëse po përpiqej që ta fshihte pak ekranin e laptopit, me qëllim që të mos e kapnin kamerat, Balliu nuk arriti të ‘shpëtonte’.

““Duhet të shkarkoni të gjitha AI-të. T'i shkarkoni, t'i keni në celular. ChatGPT-në, Cloud dhe Gemini. Ka nevojë. Ka një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ti ndonjëherë kanë halucinacione. Por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t'i keni, në mënyrë që të kundërshtoni propagandën e shpifur, trillimet që bën”, tha mes të tjerash Berisha”, porositi Berisha të pranishmit në Kolegjin e Kryetarëve të PD-së.

Porosia e Berishës për zyrtarët e PD-së, tregon se kryedemokrati ka gjetur një ‘çelës’ suksesi te Inteligjenca Artificiale, për mposhtjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ora 15:30
Berisha: Duke shpëtuar Ballukun, Rama përdori 83 mandatet e mazhorancës kundër procesit të integrimit në BE

 

Ditën e sotme në selinë blu është mbledhur Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se për të mbrojtur Belinda Ballukun nga burgu, kryeministri përdori 83 mandatet e mazhorancës.

Berisha shtoi se kjo lëvizje e Ramës u bë për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe familjarët e tij të afërt. Kjo lëvizje e Ramës, sipas Berishës ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe ka ndërprerë raportet me institucionet e Bashkimit Europian.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se një raport i ndërmjetëm i Komisionit Europian, që njihet si raporti i standardeve, është bllokuar dhe Shqipëria sipas tij ‘ka ngelur në klasë’.

“Nuk njohin asnjë interes tjetër përveç interesit të vet. Kështu që, pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t'i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij. Me këtë akt të pashoq në ndonjë vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, me këtë sfidë të hapur që ai u bëri qytetarëve shqiptarë, duke u provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen, nuk mund të gjykohen, ai krijoi apo solli, si mund të them, një bllokim të një raporti në Komisionin Evropian, që është raporti i bardhë, raporti i standardeve, por është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Një raport i ndërmjetëm. Dhe e vërteta është se me gjithë pesë shqyrtimet, ky raport për Shqipërinë ka mbetur në klasë”, tha mes të tjerash Berisha.

Më tej kreu i PD-së deklaroi se kryeministri Rama ka zhvilluara telefonata me dhjetëra orë me zyrtarët e BE-së për zgjidhjen e ngërçit, por sipas tij, këto biseda nuk kanë sjellë rezultat.