Zgjedhjet në Kukës, PD ende pa kandidatë, Pampuri: Ia kemi lënë në dorë degës! Bardhi dikur krahu i djathtë i Bashës, koha do të tregojë rolin e tij

PD nën drejtimin e Lulzim Bashës mbledh të shtunën e 2 shtatorit Këshillin Kombëtar ku pritet të miratohen ndryshime të statutit dhe ti hapë një rrugë të re opozitës në betejën e saj për të rrëzuar qeverinë Rama

Sot në orën 19:00 pritet që PD të mbledhë kryesinë ku do të diskutohen dhe pikat e statutit që do të kenë ndryshime dhe do të hidhen në votim në kuvendin e 2 shtatorit.

Do të jetë një kuvend që do ti hapë rrugë një PD-je me një qasje tashmë të re dhe më të vendosur për të bërë ndoshta atë që këto dy vite kemi pasur vështirësi për ta bërë për shkak të luftës brenda llojit. Jam e bindur që ky kuvend do i hapë rrugë një alternative ndryshe që do e bëjë opozitën më të fortë përballë regjimit të Edi Ramës që është përfshirë në një korrupsion në të gjitha sektorët. Kemi inceneratorët dhe shëndetësinë ku Edi Rama bashkëpunëtorët më të afërt i ka në hetim në SPAK apo në gjykim” thotë deputetja e PD-së Oriola Pampuri në një intervistë në studion e Report Tv.

Me fillimin e sesionit të ri parlamentar deputetja demokrate tregon se dhe në cilin grup parlamentar do të jetë.

"E them deri në fund nuk mund të bëjmë lojra politike apo interesa personale. Beteja jonë brenda llojit ndodhi për shkak të një nongrate nga SHBA. Diskutohet shumica, pakica. Por nuk është çështje numrash. Diskutohet PD si forcë opozitare do ta mund këtë regjim të korruptuar të Edi Ramës? Po apo jo? Që PD të mundë regjimin e Edi Ramës duhet të konsolidohet e të lërë pas krahëve të gjitha këto që kaluan këto dy vite dhe janë arsye që ne jemi sot këtu dhe Rama është i zhytur në korrupsion. Jam në grupin parlamentar që sot ka kryetar Lulzim Basha. Të mos fshihemi më pas gishtit e interesave meskine që i bëjnë dëm PD. Le të bëhemi bashkë të shndërrojmë në një alternativë që t’i kthejmë dinjitetin demokratëve në terren.

Si e sheh rolin e deputetit Gazmend Bardhi, ndërsa flitet se po bën diskutime me disa deputetë që ta njohin si kryetari i grupit parlamentar dhe krisje me Bashën?

“Është në ndërgjegjen e secilit të mbajë qëndrimin e vet. Di që Bardhi ka qenë krahu i djathtë dhe Basha e ka mbështetur më shumë. Fakt që nuk mund ta mohojë askush. Çfarë e nxit Bardhi për të marrë iniciativa do të marrim vesh më vonë'  

Do ta njohë Bardhin kryetar i grupit parlamentar PD?

“Unë do të njoh kryetar të grupit të PD-së atë që do të zgjidhet pas Kuvendit të 2 shtatorit" tha Pampuri gjatë intervistës për gazetarin Arbër Hitaj. 

Beson se këtë herë drejtimi i Bashës do të jetë ndryshe.

Oriola Pampuri: Basha nuk ka qenë pushim por është marrë me angazhimet brenda PD. Kemi më pas zgjedhjen e të gjitha strukturave të PD-së. Pas kësaj jam e bindur se Basha do të jetë shumë aktiv.

Në zgjedhjet për bashkinë Kukës që do të mbahen më 24 shtator Rithemelimi do të garojë me Emri Vatën, PS me Albert Halilaj ndërsa PD ende nuk ka dalë me një kandidat. Po kush është qëndrimi do të mbajnë në zgjedhjet në Kukës?

Oriola Pampuri: Kemi pasur një periudhë jo normale por të vështirë. Kemi menduar tia lëmë zgjidhjen e kësaj situate degës së PD-së Kukës, edhe pse ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte. Duhej të ishte një kandidat në PD por nuk ndodhi. Por jam e bindur se konsolidimi i PD-së do të ofrojë një alternativë ndryshe dhe PD do të jetë më e fortë në zgjedhjet e ardhshme

Bashkimi i mundur apo i pamundur?

Oriola Pampuri thotë se dera është e hapur për të gjithë demokratët të rinj e intelektualë por do të jetë e mbyllur për nongratat.

“Kjo është një alternativë e re dhe është për ata demokratë që janë në terren. Kur themi për bashkim do të jetë për ata demokratë që kanë punuar dhe na kanë ndihmuar për të tjerët është në ndërgjegjen e tyre. Nëse ti je i izoluar nga SHBA e Britania nuk mundet ti prishësh punë një partie që pret një Shqipëri për të hequr një qeveri e zhytur në korrupsion”

Cili do të jetë aksioni i opozitës?
Për deputeten e PD-së beteja në parlament do të jetë e para por padiskutim që do të diskutohen edhe protestat.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave