Zgjedhjet në PD/ Anëtarësia ‘ndëshkon’ listat e Bashës në 2017! Në Tiranë më të pëlqyerit 3 emrat më pak të promovuar nga kryedemokrati

TIRANË- Ish funksionarë të PD në qendër u kundërshtuan më shumë nga anetarsia në bazë pavarësisht i shpëtuan ndëshkimit. Vetëm 17 kandidatë u skualifikuan gjatë procesit të votimit, por shumë emra të rëndësishëm të PD që rrezikuan, shpëtuan sepse morën më pak se 20 perqind të votave kundër.  Pakënaqësinë ndaj demokratëve, anëtarësia e shprehu edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së ulët në votime në disa degë..

Qarku i parë që votoi ishte ai i Kukësit, ku  anëtarësia pëjashtoi Ish-kryetarin e  Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Ky i fundit pretendoi se baza nuk ishte e mirëinformuar për mënyrën e votimit  kundër. Edhe demokratët e Tropojës përjashtuan nga gara ish kryebashkiakun Besnik Dushaj.

Një tjetër goditje e fortë  Partisë Demokratike i erdhi në Qarkun e Korçës ku i vetmi ish deputet, i konfirmuar ishte Ervin Salianji. Në Devoll anëtarësia skualifikoi nga gara Hekuran Hoxhollin, ndërsa në Pogradec Klevis Balliun. Por në Pogradec anëtarësia nuk ishte e pakënaqur vetëm me përfaqësimin në parlamentin e kaluar. Edhe për drejtimin e së djathtës në pushtetin vendor, anëtarësia shfaqi pakënaqësi, pasi skualuifikoi nga gara ish kryebashkiakun Eduard Kapri.

Ish deputeti i PD për Beratin, Astrit Veliaj nuk ka plotësuar pritshmëritë e bazës për përfaqësim, pasi është skualifikuar me një numër të lartë votash kundër. Nga studio e Report Tv ai hodhi akuza të forta për procesin e pëzgjedhjes së kandidatëve, duke thënë se një grup njerëzish kanë kapur partinë dhe po kandidojnë persona me rekorde kriminale.

Por, edhe në dy Qarqet Tiranë e Durrës më të rëndësishme të vendit, edhe pse nuk ka patur të përjashtuar ka patur një numër të lartë anëtarësh të pakënaqur me punën e ish deputetëve e ish kryebashkiakëve. Pikërisht ish deputetët e dalë nga listat  e Lulzim Bashës në 2017 ishin më të kontestuarit, ndërkohë që numër të lartë votash kundër pati edhe për ish kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun, të cilin e shpëtoi formula e përllogaritjes të skualifikimit, me 20% të votave kundër të të gjithë anëtarësisë së thirrur për votim dhe jo vetëm  të atyre që janë shprehur me votë.  Sipas burimeve në PD, sikur 20 përqindeshi të përllogaritej në raport me numrin e votave, shumë emra të rëndësishëm në PD do të humbisnin garën për kandidat.

Ndërkohë, ajo që bie në sy në listat e Tiranës është se kanë marrë më pak vota kundër ata që kryedemokrati Lulzim Basha ka promovuar më pak. Bëhet fjalë për Tomor Alizotin, kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi apo Grida Duma. Më konkretisht Këlliçi dhe Alizoti kanë marrë vetëm 10 vota kundër, krahasuar me kandidatë të tjerë.

Pas përmbylljes së votimeve në të 12 qarqeve, do të jetë sërish Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave që do të bëjë brenda 5 ditëve sërish një kalkulim të listës me rreth 350 emra të dalë nga votimet e anëtarësisë. Më pas, do të jetë Kryesia që do të vulosë listën finale me të cilën demokratët do të garojnë në zgjedhje. Se cili do të jetë efektiviteti i këtij procesi mbetet për tu parë pas rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme, por ky votim shërbeu për të dhënë një mesazh edhe te kryedemokrati Lulzim Basha. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qefliu: 12/10/2020 15:34

    Grida te hengsha gushen deputete ne Tirane

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 12/10/2020 15:30

    Flamur Noka Erzen Bercani Xhelal Mziu Edi Paloka Sali Berisha Aleksander BiberajBislim Ceci Nard Noka ajka e malokerise qe kane zaptu Tironen e kane ndot .. ropt ku ti kesh i Bashe?

    Përgjigju
    • Emigranti: 12/10/2020 16:59

      P.D.PARTI NAZISTE shpopulloi njerezit me shkolle dhe kultur nga Shqiperia dhe e mbushi me shpellare.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë