Zgjedhjet brenda PD-së/ Basha: Na përgatisin për betejën e madhe që na pret

Zgjedhjet brenda PD-së/ Basha: Na përgatisin për betejën e madhe që na pret

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar pasditen e sotme për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8.

Pas votimit, Basha u ndal për pak minuta para mediave ku edhe komentoi zgjedhjet brenda partisë. Basha u shpreh se është i kënaqur me numrin e votuesve demokratë anë e mbanë vendit.

Zgjedhjet na përgatisin për betejën e madhe që na pret. Do t’i çlirojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Fjala e plotë e Bashës:

Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup-seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë