Zgjedhjet në PS, votuesit:
E dinim kush do fitonte

Zgjedhjet në PS, votuesit:<br />E dinim kush do fitonte
TIRANË - Para se të fillonte votimi grupet mbështetëse i kanë dhënë dhe një "formatim" të fundit takimeve me mbështetësit, për të garantuar votën e tyre. Nga grupi i punës i mbështetësve të Tahirit, të cilët drejtoheshin nga kreu i minibashkisë 6, Krenar Cenollari me mbështetje të fuqishme të FRESSH të Tiranës, në mënyrën më korrekte është bërë lobimi i fundit, pavarësisht se që në orën 10.00 kur filloi takimi i Asamblesë, dihej rezultati, madje shumë më i thellë se kaq, në favor të Tahirit. Grupi i mbështetësve të Zelës ka lobuar për thithjen e votave për të, por ishte më pak aktiv, teksa në mënyrë të ndarë, pavarësisht se drejtohej nga të pakënaqurit e PS, përfshirë Stefën, Allushin, Haxhiymerin e Pinon, kishin mbështetje nga brenda nga Hasalami, dhe nga jashtë dhe nga Dokle e Malaj, e më në distancë nga deputeti Gjoni, kanë zhvilluar takime parciale. Por burimet brenda të dyja palëve në garë thonë se, ekzistonte shqetësimi se mos kandidati Tahiri fitonte mbi 90 përqind të votave, duke e
argumentuar me faktin se ai kishte mbi gjashtë muaj që kishte filluar fushatën, madje dhe duke i zgjedhur delegatët me dorën e vet, ndërkohë që Zela kishte në dizpozicion vetëm gjashtë ditë kohë për fushatën.

(Shkrimin e gjeni tëq plotë në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb