Gara për kreun e PD, Kryesia miraton kandidaturën e Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit

Gara për kreun e PD, Kryesia miraton kandidaturën e Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani

TIRANËLulzim Basha dhe ish i përndjekuri politik, Gjergji hani janë zyrtarisht dy kandidaturat për kreun e Partisë Demokratike. Mbrëmjen e sotme, Kryesia e PD-së ka miratuar dy kandidaturat duke i hapur rrugë kështu garës për liderin e ri të demokratëve.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Kryesia dënon veprimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si edhe deputetët, të cilët bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që i hapi rrugë këtij procesi. Në deklratë thuhet se qëndrimet bojkotuese dëmtojnë partinë. Kryesia thotë se mosnjohja e institucioneve dhe akuzat nuk ndihmojnë në riorganizimin e partisë.

“Nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike. Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë”, shkruhet në deklaratë.

PD publikoi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët të cilët duan të garojnë për t’u zgjedhur në krye të PD-së. Një kriter i veçantë ishte edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj. Gjergj Hani ish i përndjekur politik dhe mik me ish kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.

Situata në PD duket më e paqartë se kurrë më parë kur partia është ndarë në disa fraksione. Së fundmi, sa i takon diskutimeve për ristrukturim të partisë, ka pasur përplasje dhe tensione mes kryesisë dhe grupit parlamentar demokrat. Kryesia ka qenë e qëndrimit që të organizohen sa më parë zgjedhjet për kreun e PD-së duke caktuar edhe datën 29 korrik. Ndërsa sipas grupit parlamentar, procesi i reformimit të PD duhet të nisë nga zgjedhjet në bazë dhe seksione më pas për zgjedhjen e kryetarit të partisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 23/06/2023 10:57

    Hahahahahwhwhhwhwhw

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/06/2023 09:56

    Pse sja japin berishes e te vdes bashk me pd. Ska ma pd ashtu si erdhi me ndihmen e serbo grekut pd, qe shkatrroj fabrika uzina gjithçka, ashtu u djegt edhe berisha me pd.

    Përgjigju
  • Nardi: 22/06/2023 22:16

    Kjo po qe eshte gare e forte, me fal kush eshte ky Gjergji.

    Përgjigju
    • Noka: 23/06/2023 09:18

      Pse është vesh me rroba plakushi e pse s'i lyn flokët ky Gjergji si Basha ?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike