Zgjedhjet, shefi i ODIHR: Pakti
PS-PD futi në vështirësi KQZ

Marrëveshja politike Rama- Basha ka vënë në vështirësi punën e komisionit qendror të zgjedhjeve. Shkak janë ligjet kontradiktore mes tyre për të njëjtën cështje, të cilave KQZ duhet t’i referohet për të marrë vendim.
 
Konstatimi vjen nga shefi i misionit të ODIHR, ai që do të vejë notën për zgjedhjet e 25 qershorit, Peter Tejler. Në një intervistë për REPORT TV Tejler thotë se si pasojë e kësaj marrëveshje një sërë institucionesh e kryesisht kqz janë përballur me sfida.
 
Por ai shmang një përgjigje të prerë per sa i përket ndarjes së numëruesve mes LSI e PDIU. “Më lejoni të them që si rezultat i marrëveshjes politike, KQZ është përballur me një sërë sfidash.
 
Ka disa kontradikta në ligjet në fuqi. Në lidhje me pyetjen tuaj, dimë që ka ankesa nga partitë politike. Ne po e ndjekim këtë proces dhe ne do të vlerësojmë mbarëvajtjen e tij. Procesi është në vazhdim dhe do ta ndjekim nga afër
” tha ai.
 
Shefi i ODIHR: Kemi informata për presione në administratë
Tejler pohon gjithashtu se ka informacione se nga partitë po ushtrohet presion mbi administratën. Por vërtetësinë e tyre do ta verifikojnë.
 
“Siç e dini edhe ju, ne kemi një numër të caktuar vëzhgues afatgjatë të angazhuar në vend. Ne po e ndjekim situatën edhe prej këndej. Kemi informata për presione të ndryshme.
 
Dimë që ka institucione që po i ndjekin me kujdes këto pretendime qofshin të drejta apo të gabuara. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një panoramë të plotë përpara se të bëjmë një vlerësim.
 
Ky është proces i vazhdueshëm. Ka institucione shtetërore që po merren me këtë cështje.
 
Gjithashtu ka mënyra të tjera për njerëzit që duan të adresojnë këtë cështje apo të dorëzojnë ankesat e tyre. Ne po i ndjekim këto nga afër".

 
Kush po e bën këtë presion? “Kush po bën presion. Ne jemi në fushatë, ndaj të folurit për këtë presion, nuk është në mandatin tonë.
 
Ne duam të kuptojmë dhe të krijojmë një panoramë të plotë mbi cfarë është e vërtetë dhe cfarë nuk është e vërtetë dhe sigurisht se si sistemi trajton këto pretendime, informacione dhe ankesa.
 
Në ditën pas zgjedhjeve ne do të publikojmë një deklaratë për gjetjet paraprake së bashku me delegacionin parlamentar, dhe këtë cështje mund ta trajtojmë atëherë.
 
Është e rëndësishme të kuptohet se ne po ndjekim procesin dhe kjo është arsyeja përse ne ndodhemi në vend për një periudhë të gjatë. Ky proces po ndodh tani dhe ne po e ndjekim si dhe shqyrtimin e ankesave
”.

Tejler: ODIHR po monitoron çështjen e udhëtimeve falas për votuesit
I kujdesshëm me fjalët, në mënyrë që asgjë nga ato që thotë të mos keqkuptohet si përkrahje ndaj ndonjë subjekti të caktuar politik, Tejler sqaron se ODIHR po monitoron dhe cështjen e ofrimit të udhëtimeve falas për emigrantët në këmbim të votave.
 
Ne kemi vënë re, nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë që po bëhen oferta të tilla mbi transportin. Nuk I dimë rrethanat e plota.
 
Ne po e ndjekim këtë situatë. Ka pretendime në media për këto oferta. Ne po e ndjekim me kujdes cështjen e ofertave për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që po ndodh
”.
 
Misioni i OSBE do të sjellë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të cilët do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.
 
Intervista e plotë për Report Tv

Si e shihni deri tani ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit?
Mesa duket, fushata ka marrë vrull, ndonëse pati një fillim të ngadaltë. Ne po ndjekim tubimet elektorale. Ndërkohë që partitë politike po prezantojnë këndvështrimet e tyre.
 
Kur ju mbërritët në Shqipëri data e zgjedhjeve ishte një tjetër, si ju duk kjo manovër për ta ndryshuar atë?
Ndikimi i parë është që ne do të qëndrojmë një javë më shumë në këtë vend. Por, sic e thatë ju, kjo ishte një rezultat i një marrëveshje politike që pati ndikim edhe në disa cështje të tjera. Ne tani po monitorojmë procesin, dhe mënyrën se si po zhvillohet si rezultat i marrëveshjes së arritur.
 
Si e shikon OSBE-ODIHR ndarjen e komsionevrëve të grupeve të numërimit midis LSI - PDIU, një parti që në zgjedhjet e kaluara figuronte si opozitë?
Më lejoni të them që si rezultat i marrëveshjes politike, KQZ është përballur me një sërë sfidash. Ka disa kontradikta në legjislacionin në fuqi .Në lidhje me pyetjen tuaj, dimë që ka ankesa nga partitë politike. Ne po e ndjekim këtë procecs dhe ne do të vlerësojmë mbarëvajtjen e tij. Procesi është në vazhdim dhe do ta ndjekim nga afër.
 
A ndan të njëjtin mendim OSBE-ODIHR si KQZ se presioni mbi administratën po shkakton problem me trajnimin e komsionevereve?
Së pari, më lejoni të them që ODIHR është i pavarur dhe i ndarë nga prezenca e OSBE-së këtu në vend. Kjo është e rëndësishme. Nuk ka asnjë lidhje mes këtij misioni dhe prezencës së OSBE-së. Ajo që kemi vënë re është që si rezultat i marrëveshjes politike, një sërë institucionesh sicc është edhe KQZ-ja janë përballur me sfida të ndryshme. Ne kemi vënë re që KQZ tha në një deklaratë dhe e bëri shumë të qartë problemin me gjetjen e njerëzve që duhen angazhuar në qendrat e votimit.
 
Pushimet nga puna në administratë, a janë një formë presioni ndaj votuesve të caktuar?
Sic e dini edhe ju, ne kemi një numër të caktuar vëzhgues afatgjatë të angazhuar në vend.
 
Ne po e ndjekim situatën edhe prej këndej. Kemi informata për presione të ndryshme. Dimë që ka institucione që po i ndjekin me kujdes këto pretendime qofshin të drejta apo të gabuara. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një panoramë të plotë përpara se të bëjmë një vlerësim.
 
Ky është proces i vazhdueshëm. Ka institucione shtetërore që po merren me këtë ccështje. Gjithashtu ka mënyra të tjera për njerëzit që duan të adresojnë këtë cështje apo të dorëzojnë ankesat e tyre. Ne po i ndjekim këto nga afër.
 
Kush po e bën këtë presion?
Kush po bën presion. Ne jemi në fushatë, ndaj të folurit për këtë presion, nuk është në mandatin tonë. Ne duam të kuptojmë dhe të krijojmë një panoramë të plotë mbi ccfarë është e vërtetë dhe ccfarë nuk është e vërtetë dhe sigurisht se si sistemi trajton këto pretendime, informacione dhe ankesa. Në ditën pas zgjedhjeve ne do të publikojmë një deklaratë për gjetjet paraprake së bashku me delegacionin parlamentar, dhe këtë ccështje mund ta trajtojmë atëherë. Është e rëndësishme të kuptohet se ne po ndjekim proccesin dhe kjo është arsyeja përse ne ndodhemi në vend për një periudhë të gjatë. Ky procces po ndodh tani dhe ne po e ndjekim si dhe shqyrtimin e ankesave.
 
Retorika e përdorur gjatë kësaj fushate mund të nxisë dhunën ditën e votimin dhe numërimit?
Sigurisht që gjuha politike në këtë vend është e ndryshme. Por nuk mendoj se luan një rol kaq të madh. Ka ndodhur në disa fushata. E vetmja gjë që ne shpresojmë është që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë dhe më e rëndësishmja është që votimi dhe zgjedhjet të kryhen në një mjedis të qetë.
 
Udhëtimet falas për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë? A janë një formë shitblerje vote?
Ne kemi vënë re, nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë që po bëhen oferta të tilla mbi transportin. Nuk I dimë rrethanat e plota. Ne po e ndjekim këtë situatë. Ka pretendime në media për këto oferta. Ne po e ndjekim me kujdes ccështjen e ofertave për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që po ndodh.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë