Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Kostoja e jetesës e papërballueshme, më 14 maj fillon ndryshimi

Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Kostoja e jetesës e papërballueshme, më 14 maj fillon ndryshimi

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qytetarët e Bashkisë së Tiranës, me të cilët ka zhvilluar biseda për problematikat e tyre. Meta është ndalur kësaj here në njësinë numër 9 në Tiranë, ndërsa shkruan në Facebook se kostoja e jetesës për qytetarët është bërë e papërballueshme.

Më 14 maj sipas Metës do të fillojë ndryshimi në çdo bashki dhe. Ai shkruan se do të vijojnë takimet me qytetarët në mënyrë që problemet e tyre të ngrihen nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak, pas zgjedhjeve vendore.  

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.  

Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror. Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji. Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak”, shkruan Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 25/03/2023 17:32

    O pis o hajdut o llum o spiun clidhje je me Tironen ti ? Je vec nje jashtqitje.

    Përgjigju
    • O tej: 25/03/2023 18:00

      Ka lidhje ne Tiranen se ka grua baxhell Moniken e Shallvareve.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 24/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë

Euro 24/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë