Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve tha se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës do jetë një arritje. Ndërkohë, sa u takon kritikave për 1/3 e listës së mbyllur, Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura dhe me ironi tha ndaj deklaratave të Alibeajt se bie ‘teoria e lëpirjes’ te kryetari.
Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma dhe me këmbë në tokë, e gjithë retorika e kolegëve bie, se të gjithë këtu jemi produkt listash, produkt listash të mbyllura, kështu që bie ajo teoria që ky i lëpihet këtij apo atij, do ishte shumë mirë të bënim një diskutim më të gjatë, por fakti është që ashtu siç është kodi zgjedhor sot, listat janë të mbyllura, sipas dispozitave që ka ngel në këmbë. Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 3 deputetë e thyen herësin, me këto ndryshime, qartësisht do hyjnë 10 fish më shumë deputetë me lista të hapura. Unë mendoj që edhe zgjidhjet ekstreme, ky është një test, fazë bast i atyre që kanë propozuar këtë sistemin, por qartësisht është progres në raport me sistemin që kishim. Për mua më shumë rëndësi nuk ka kjo historia e sistemit zgjedhor, për mua është arritje shumë e madhe që të bëjmë efektive votën nga jashtë. Kjo është një arritje nëse do miratohet.
Lajmi kryesor:
PS-PD arrijnë paktin, ‘Ligjet’ miratojnë Reformën Zgjedhore! Mbyllet 1/3 e listës, i hapet rrugë votës së diasporës! Alibeaj kundër: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Listë e hapur 2/3? Bazuar në rezultatin e 2021-shit, vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë nga shqiptarët! 100 emërime nga kryetarët
24 Korrik, 20:20
-
Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?
24 Korrik, 20:13
-
Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!
24 Korrik, 20:05
-
Reforma Zgjedhore, Basha: PS e PD e Berishës po bëjnë pazar! Dorëzon amendamentin për listat e hapura
24 Korrik, 18:52
-
PS-PD arrijnë paktin, ‘Ligjet’ miratojnë Reformën Zgjedhore! Mbyllet 1/3 e listës, i hapet rrugë votës së diasporës! Alibeaj kundër: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4
24 Korrik, 18:12
-
'Pak orë na ndajnë nga puçi kushtetues', Basha reagon për Zgjedhoren: Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo
24 Korrik, 14:59
-
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Po eksplorojmë mundësinë për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetët
24 Korrik, 14:44
-
Reforma zgjedhore, Report Tv zbardh draftin! PS-PD dakordësi për 2/3 e listës së hapur dhe votën e emigrantëve! Mblidhen 'Ligjet'
24 Korrik, 11:52
-
Reforma zgjedhore/ Nesër mblidhet Komisioni i Ligjeve, shqyrtohen të gjitha propozimet
23 Korrik, 19:38
-
Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime
22 Korrik, 21:30
-
Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij
19 Korrik, 15:24
-
'Votojnë edhe emigrantet jo rezidentë', PS-PD bëjnë hapa pas e gjejnë konsensus
19 Korrik, 15:12