Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk do të dalë me një propozim përfundimtar edhe për një kohë të konsiderueshme. Kjo procedurë hetimit do të zgjasë edhe për faktin se mazhoranca do t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për të marrë një mendim mbi vendimet e presidentit Meta me dekretet për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas deputetes socialiste Klotilda Bushka Komisionit të Venecias do t'i drejtohen me 5 pyetje, por që mund të shtohen edhe të tjera pas shqyrtimeve të nevojshme.
5 Pyetjet:
1) A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai apo ajo në kuptim të ligjit konsiderohen, të emëruar? Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari Kushtetues të ushtrojë detyrën?
2) Emërimi i i nja gjyqtari Kushtetuese tejet afatit ekskluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të organit kompetent të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, a e con parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? A e cënon kjo vendimarrjen së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve të rregullt ligjor? A bie ndesh me mekanizmat zhbllokues ne emërimin e organeve Kushtetuese?
3) A është në përputhje me standardet mekanzimi zhbllokues pas mosveprimit të Presidenti për të mos emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?
4) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të Gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemiteti i betimit, çfarë mekanizmi të përdoret për të zhbllokuar këtë situatë. A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari konsiderohet i emëruar në detyrë për efekt të ligjit?
5) Cilat mund të ishin zgjidhjet për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërras për betim gjyqtarin përkatës?
Lajmi kryesor: