Zgjerohet skandali i korrupsionit në PE! Ministri i Katarit u takua me ish eurodeputetin, dyshohet se mbanin në dorë valixhet me para

Zgjerohet skandali i korrupsionit në PE! Ministri i Katarit u takua me ish eurodeputetin, dyshohet se mbanin në dorë valixhet me para

Antonio Pancheri, Francesco Giorgi dhe ministri i Katarit takohen në hotel

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i ‘Qatar Gate’ që prej javësh ka ngjallur reagime të shumta në Parlamentin Europian pas arrestimit të ish nënpresidentes Eva Kaili për korrupsion nga Katari.

Mediat italiane kanë publikuar së fundmi pamje ku zbulohet një takim i zhvilluar mes ish eurodeputetit italian Antonio Pancheri, Francesco Giorgi (bashkëshorti i eurodeputetes Eva Kaili) dhe ministrit të Dohas në një hotel të Brukselit.

Kamerat kanë fokusuar momentin kur Ali Ben Samih al-Marri, ministri i Punës i Katarit, Pier Antonio Pancheri dhe Giorgi janë takuar në 10 tetor dhe ky mendohet të ketë qenë momenti kur është bërë edhe transporti i parave pasi ministri i Katarit shihet me valixhe në duar.

“Ora është rreth 5.30 pasdite. Mbërrijnë tre Mercedes të zinj dhe parkojnë para hotelit. Të tre janë të regjistruar në misionin diplomatik të Katarit. Nga makinat zbresin përfaqësues të qeverisë së Dohas me në krye ministrin e Punës. Ministri shoqërohet nga pesë burra të tjerë dhe njëri prej tyre mban një valixhe”, thuhet në artikull.

Nga aksioni i autoriteteve belge, u sekuestrua shuma prej 1.5 milionë eurosh ‘cash’ të cilat dyshohet se janë dhënë nga zyrtarët e Katarit për të korruptuar eurodeputeten, Eva Kaili, ish eurodeputetin Antonio Panzeri dhe zyrtarë të tjerë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimisht skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004-2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Ndërkohë bashkëshorti i eurodeputetes ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke deklaruar se paratë i duheshin për të shlyer disa borxhe që kishte. Ndërsa bashkëshortja e tij Eva Kaili e cila është lënë në qeli, ka mohuar akuzat e korrupsionit.

Parlamenti Europian me shumicë votash shkarkoi Eva Kailin nga posti i nënpresientes së këtij institucioni. Ndërsa dyshohet se Katari ka ushtruar ndikim në institucionin e PE-së duke ofruar ryshfet në mënyrë që të mos raportohen shkeljet e të drejtave të njeriut pavarësisht humbjeve të mëdha të jetëve nga punëtorët që ndërtuan stadiumet.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tela: 27/12/2022 14:15

    Sikur te shkruanit me te njejtin pathos per korrupsionin monstruoz te aparatit shteteror nen dirigjimin e Rames, mire do ishte. Por e mbani sa nga 2013 e mbrapsh (???) dhe me cudite e korrupsionit te Dubait. Dubai pra, i sheikut te Rames, drekave e darkave te derrave te oborrit te Rames, si Ahmetaj Belindes e me sorollop. Apo prape Saliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)