Lufta/ Wall Street Journal: Vetëm 50 pengje izraelite janë gjallë! OKB: Mijëra familje në Gaza pa ushqim, hanë 1 vakt në 2 ditë

Lufta/ Wall Street Journal: Vetëm 50 pengje izraelite janë gjallë! OKB: Mijëra familje në Gaza pa ushqim, hanë 1 vakt në 2 ditë

Media prestigjioze amerikane Wall Street Journal shkruan se vetëm 50 pengje izraelite që u morën nga militantët e Hamasit në 7 tetor mund të jenë ende gjallë. Sipas gazetës nisur nga informacionet e ndërmjetësve të negociatave, por edhe nga të dhënat që disponon inteligjenca amerikane, 66 pengje të tjera dyshohet se mund të jenë vrarë.

Mediat izraelite po ashtu bënë të ditur se zyrtarë të lartë të Izraelit ishin në Katar në fillim të javës, në një takim sekret me negociatorët për armëpushimin në Gaza, në përpjekje për të kapërcyer hendekun midis projekt-marrëveshjes së paraqitur për pengjet dhe kërkesave të Hamasit për ta përmirësuar atë. Një zyrtar i afërt me negociatat tha se takimi u përqendrua në finalizimin e anës teknike të propozimit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden muajin e kaluar, siç është numri i pengjeve që do lirohen në fazën e parë dhe kohëzgjatja e saj. Sipas raportit, Katari vijoi të ushtrojë presion ndaj Hamasit për të pranuar marrëveshjen ashtu siç ishte propozuar, pasi grupi u përgjigj me një version të modifikuar që përfshinte kërkesat që SHBA i quan "të pazbatueshme".

Ndërkaq Izraeli ka bërë të ditur se është vrarë në luftime një prej komandantëve të Hamasit, pjesë e skuadrave elitë Nukhba që u përfshinë në sulmin ndaj izraelit në 7 tetor, çka provokoi nisjen e luftimeve të ashpra në Gaza kundër grupit militant. Sipas ushtrisë izraelite bëhet fjalë për Ahmed Hassan Salameh a-Sëarkeh, personi që drejtoi terrorin në qytetet izraelite në 7 tetor.

OKB paralajmëroi sërish se në jug të Gazës po përkeqësohet me shpejtësi situata për mijëra familje që janë zhvendosur aty, që veç mungesës së ushqimeve dhe ujit po përballen edhe me vapën ekstreme. Sipas OKB për punonjësit e saj humanitarë është bërë e pamundur që të shpërndajnë ndihmat dhe ushqimet në këto kushte    

"Shumë familje raportojnë se hanë vetëm një vakt në ditë dhe të tjera hanë një vakt në çdo dy ose tre ditë. Kufizimet e vendosura nga Izraeli vazhdojnë të minojnë rëndë ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve thelbësore humanitare në të gjithë Gazën, duke përfshirë ofrimin e ndihmës ushqimore dhe ushqimore, kujdesit mjekësor, mbrojtjes dhe mbështetjes për strehimin, si dhe shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës për qindra njerëz mijëra njerëz”, thuhet në raportin e agjencisë së OKB.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re

Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re