Zhbllokohet nisma e LSI për
koncesionet, votohet në 27 teto

Zhbllokohet nisma e LSI për<br />koncesionet, votohet në 27 teto
Një nga projektligjet më të rëndësishme të propozuara nga partia  e dytë e koalicionit qeverisës në këtë mandat, “Për koncesionet”, do të dalë më në fund nga sirtarët dhe pritet të votohet në kuvend të enjten e ardhshme.

Përmes kësaj nisme, LSI kërkon që të gjitha koncesionet të miratohen nga parlamenti, duke rritur kështu kontrollueshmërinë ndaj qeverisë.

Një grup deputetësh të LSI, propozuan në 16 shkurt 2016 projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 3/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”.

Komision përgjegjës për të ishte Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ndërsa për dhënie mendimi ishte Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Drafti është prezantuar nga deputetët nismëtarë të përfaqësuar nga Petrit Vasili dhe Përparim Spahiu, nga të dy këto komisione, por puna nuk ka avancuar më tek me shqyrtimin nen për nen dhe miratimin e saj në komisionet përkatëse.

LSI ka argumentuar kërkesën e saj për një kontroll më të fortë parlamentar për koncesionet, ndërsa gjatë mbledhjeve deputetët e PS-së janë shprehur se Kuvendi nuk ka pse investohet në një ingranazh të tillë, duke hedhur idenë që në Kuvend të kalojnë vetëm koncesionet me vlerë të lartë.

Këto mendime janë rrahur vetëm gjatë prezantimit të nismës, por komisionet e drejtuara nga Erion Braçe apo Eduart Shalsi nuk kanë marrë ndonjë vendim për të.

Ky projektligj ishte parashikuar për tu votuar në 7 korrik në Kuvend, sipas kalendarit të punimeve për periudhën 4-22 korrik botuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Por në nisjen e kësaj seance, Meta tha se ky akt është akoma në shqyrtim në komisione, ndaj nuk mund të votohej. Siç duket nga kalendari i tre javorit aktual, ky projektligj do të shqyrtohet këtë javë në komisionet përkatëse, ndërsa votimi pritet në datën 27 tetor.

Projektligji
Sipas nismës së LSI-së, “Komisioni i koncesionit/partneritetit publik privat: “a) harton studimin e fizibilitetit për koncesionin ose partneritetin publik privat dhe e paraqet për dhënien e vlerësimit të alternativës tek Ministria e Financave, Ministria që mbulon çështjet e ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit.

Pasi merr miratimin e këtyre institucioneve se projekti përkatës është alternativa më e leverdishme ekonomikisht vijon me përcaktimin e procedurës së zbatueshme për dhënien e koncesionit/partneritetit publik privat dhe harton dokumentacionin e tenderit.”. Neni 3 saktëson se “6.

Studimi i fizibilitetit të koncesionit/partneritetit publik privat paraqitet për dhënien e vlerësimit të alternativës tek Ministria e Financave, Ministria që mbulon çështjet e ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit. Institucionet e përmendura në këtë nen kthejnë përgjigje tek Komisioni i konçesionit/partneritetit publik privat brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës për vlerësimin e alternativës. 7.

Në rast se institucionet e përmendura në pikën 6 të këtij neni, konfirmojnë leverdishmërinë ekonomike të koncesionit/partneritetit publik privat si alternativën më të leverdishme ekonomikisht në krahasim me prokurimin publik, autoriteti kontraktues vijon procedurat e mëtejshme sipas këtij ligji.

Në rast se këto institucione i vlerësojnë këto projekte si jo të leverdishme ekonomikisht, autoriteti kontraktor ndërpret procedurën e dhënies së koncesionit/partneritet publik privat.”

Neni 4 është përcaktues dhe thelbësor në ndryshim: “Në nenin 26, pas pikës 5 shtohet pika 5.1 me këtë përmbajtje: “5.1. Për procedurat e koncesionit/partneritetit publik privat, kohëzgjatja e të cilave është mbi 4 vjet, kontrata hyn në fuqi pasi ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë”,-thuhet në projektligjin e sjellë nga LSI.
 
Përplasja
LSI ka argumentuar kërkesën e saj për një kontroll më të fortë parlamentar për koncesionet, ndërsa deputetët e PS-së janë shprehur se Kuvendi nuk ka pse investohet në një ingranazh të tillë, duke hedhur idenë që në Kuvend të kalojnë vetëm koncesionet me vlerë të lartë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën