TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është e bindur që nga primaret do duhet të zgjidhjet kandidati për kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të 2023. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Zhupa e cilësoi garën brenda partisë si mekanizmin e duhur, teksa shtoi se nuk ka asnjë përplasje më Partinë e Lirisë të Ilir Metës. Ajo dha edhe një shembull se si mund të funksionojnë deri në gjetjen e një kandidati të përbashkët.
“Është mekanizmi i votës, nëse nuk të votojnë demokratët, si mund të të votojnë shqiptarët. Një kandidat nga grupi i Berishës dhe një nga Alibeajt, jo vetëm një, ndoshta dhe 2, primaret e lejojnë këtë, duke qenë se kemi futur edhe mekanizmin e simpatizantëve, lejojnë të votojnë edhe opozitar pa teser partie. Të diskutojnë për modalitet, se si nëpërmjet primareve të kenë garanci që fituesi do dalë fituesi, që mos të thotë që nëse është kandidati që fiton Berisha të mërzitet pala tjetër, nëse futemi së bashkë të futemi me një platformë që të shkojmë deri në fund, jo sa për të larë gojën, duhet një kandidat i përbashkët për të arritur fitoren. (...) Nuk ka përplasje me partinë e Lirisë”, tha Zhupa.
Për demokraten, ulja në bisedime mes palëve është një gjë e mirë, por theksois e do të jetë koha ajo që do të vërtetojë nëse pranimi i ftesës për negociata nga grupi i Alibeaj është i sinqetë apo jo.
“Jemi vonë, për aq kohë sa duam të ngremë strukturat, pa asnjë Bashki, dhe koha është element i rëndësishëm. Për të parë nëse pala tjetër ka vullnet real, do jetë koha, nëse do sjellin idetë e tyre në kohë, nëse do presim të hënë tjetër të mblidhen prap, pastaj të hënën tjetër, do tregohet që nuk ka vullnet”, tha deputetja.
Sot, dy palët e PD-së kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt bashkimit për të dalë në zgjedhje me një kandidat, ku do të ulen në negociata pa asnjë kusht paraprak.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
65.9%
-
Jo
25.7%
-
S'kam mendim
8.4%
Vota total: 416
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet vendore/ Pas Berishës, Partia e Lirisë dhe PS dorëzojnë në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve! Pritet edhe Alibeaj e PSD
28 Janar, 14:31
-
Balla-opozitës: Në tragjedinë e '21 janarit' dhe 'Gërdecit' pati shqiptarë të vrarë, prandaj s’kanë krahasim me dosjen e ish-zyrtarit të lartë
28 Janar, 13:16
-
Alibeaj kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për takimet me zyrtarin e FBI dhe a qëndron ai pas historisë me rublat ruse
28 Janar, 12:49
-
‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, ish kreu i KQZ Kristaq Kume: Vetëm gjykata i jep zgjidhje kësaj situate, s’mund të mbahet peng!
28 Janar, 12:49
-
Alibeaj ’nuk heq dorë’! Prezanton 2 kandidaturat për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit! PD e Berishës i del kundër (EMRAT)
28 Janar, 09:17
-
Zaloshnja: 20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë
27 Janar, 19:49
-
Zgjedhjet vendore, Celibashi takon ambasadorin e Britanisë së Madhe: Folëm për transparencën e KQZ dhe verifikimin e kandidatëve
27 Janar, 17:32
-
14 Maji/ Pritet ‘luftë’ mes 2 PD-ve në KQZ për emrat e anëtarëve të KZAZ, Berisha dorëzon sot listën, Alibeaj në ditët në vijim
27 Janar, 13:45
-
Çfarë ndodh nëse Berisha merr vulën e PD? Bardhi: Tërhiqem nga politika! Nuk pranoj ta mbështes si kandidat për kryeministër
26 Janar, 21:42
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, Bardhi: Mund të gjendet gjuha e përbashkët me grupimin tjetër për kandidatët e bashkive të cilët nuk janë non-grata
26 Janar, 21:40
-
Nisma e Salianjit për shkarkimin e Alibeajt! Bardhi: Nuk u mbështet as nga grupi tjetër! Deputetë që deri dje i thonin Berishës ‘vrasës’, sot i rrinë në krah për karrierë
26 Janar, 21:14
-
Këshilli i Qarkut vlerëson me titullin 'Mirënjohja e Qarkut Elbasan' 5 figura të Myftinisë Elbasan, Gjiknuri: Harmonia e bashkëjetesa fetare janë pasuri kombëtare
26 Janar, 21:03