Zjarr i përmasave të mëdha në një punishte paletash në aksin Lushnjë-Rrogozhinë! Shqiptarja.com siguron pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

LUSHNJË - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një biznes në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin në afërsi të autostradës në vendin e quajtur Qafa e Sokolit në Lushnje.

Biznesi ishte një fabrikë përpunimi lendësh drusore e specializuar në prodhimin e paletave. Nga zjarri i rënë fabrika është shkrumbuar totalisht. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Lushnjes rrogozhinës Peqinit dhe Divjakës të cilët kanë izoluar flakët e mëdha dhe nuk i kanë lejuar të përparojnë drejt lagjes së banuar ngjitur me biznesin.

Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materjale ku pirgjet me dru janë djegur tërësisht. Paraprakisht mendohet për një shkëndijë elektrike për shkak të erërave të forta. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike për të mos pasur probleme të mëtejshme.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e zjarrit në vendin e ngjarjes, teksa duken flakët e përmasave të mëdha.

'Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur "Qafa e Sokolit", në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë