Zjarr i madh tek ish Metalurgjiku në Elbasan, digjet fabrika e prodhimit të plastikës! Policia: Vetëm dëme! Shkak shkëndija elektrike! Vatra drejt izolimit (VIDEO)

Elbasan- Fabrika e prodhimit të plastikës 'Albplastik' në zonën e ish Metalurgjikut u përfshi nga flakët sot pasdite.

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike, informoi sot policia. 

Report Tv dhe shqiptarja.con solli e para pamjet nga vendi i ngjarjes ku flakët disa metra të larta po përhapeshin me shpejtësi.

Fabrika ndodhet në zonën e ish Metalurgjikut në Bradashesh

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

"Situata është tepër e rëndë. Zjarri po i afrohet dhe fabrikave të tjera" informon gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi i cili po ndjek nga afër të gjithë situatën. 

Komandati i forcave zjarrfikëse Arben Cara në orën 16:00 bëri të ditur për Report Tv se zjarri po izolohet dhe se nuk ka rrezik përhapjeje. Në ndihmë të zjarrfikëses nga Elbasani kanë shkuar zjarrfikëse dhe nga bashkitë e tjera të qarkut por dhe nga Tirana.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ flet dëshmitari: Shkak, tensioni i lartë ardhur nga KESH-i

1725460374_deshmitarineelbasan.JPG

Lidhur me zjarri në një fabrikë tek Metalurgjiku në Elbasan, ka folur një dëshmitar për mediat.

Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave aty pranë fabrikës ku ra zjarri tregoi momentet e rrezikshme ku tymi dhe zjarri përfshinë një fabrikë që prodhon plastikë.

Ai thotë për mediat se ishte shumë e rrezikshme, ndërsa fajin ia vë tensionit të lartë dhe KESH, për rrymën që erdhi 285 volt, mbi normalen.

'Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë', thotë Maringlen Çollaku.

Ora 15:39
VIDEO/ Pamje të reja nga zjarri në fabrikën e plastikës tek ish Metalurgjiku

Pamje të reja nga zjarri që ka përfshirë fabrikën e plastikës në ish-kombinatin metalurgjik.

Flakët janë të fuqishme dhe përhapen me shpejtësi. Ndërkohë që një tym I madh ka mbyluar të gjithë vendin.

 

Ora 15:31
Zjarri i madh tek ish kombinatin metalurgjik! Policia zbulon shkakun e flakëve në fabrikën e plastikës, rrethon zonën (VIDEO)

Situata është tepër e rëndë. Zjarri po i afrohet dhe fabrikave të tjera. informon gazetari i Report Tv.  

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrau babanë me armë gjahu dhe e hodhi në pus për çështje parash! Report Tv siguron foton e 34 vjeçarit

FOTO/ Vrau babanë me armë gjahu dhe e hodhi në pus për çështje parash! Report Tv siguron foton e 34 vjeçarit