Si pasojë e një shkëndije rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ka rënë një zjarr në N/Stacionin e Kasharit ku janë djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt.

Si pasojë e dëmtimit të kabllit në kolektor që u shoqërua me flakë, u dëmtuan dhe linjat e tjera dalëse që ndodheshin në këtë kolektor.
 
Zjarri tek nënstacioni i Kasharit, do të sjellë mungesën e furnizimit me energji deri në mbrëmje për disa zona të kryeqytetit.
 
OSHEE ka sqaruar në një deklaratë për shtyp se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në nënstacion si dhe në linjat dalëse.
 
Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kv është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës. Për pasojë, stabilizimi i situatës për furnizimin me energji do të vazhdojë deri në mbrëmje kur linjat do të vihen në punë hap pas hapi, duke filluar nga sektorët më jetikë, bizneset dhe popullata.
 
Janë rreth 51 mijë abonentë, mes të cilave dhe disa institucione të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

[gallery]20594[/gallery] 
Zonat pa energji elektrike:
Kamza, Yzberishti, Kashari, pjesa e autostradës në të dyja kahet, deri në Vorë, Mëzes dhe Unaza e Re.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptrja.com