Zjarr në Parkun Kombëtar të Tomorit, vatra në ‘Majën e Çukës', aty ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm! Po digjet kurora me pisha, ndërhyrja nga toka e vështirë

Skrapar- Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në parqet kombëtare në vend. Pasditen e sotme (12 Gusht), rreth orës 14:00, njoftohet se një vatër zjarri është hasur në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Zjarri në Parkun e Tomorit, punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore, drejtori i ADZM: Era favorizon përhapjen e flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

 

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat. Në vendngjarje janë 14 punonjës me mjete rrethanore dhe pompa shpine që po luftojnë me flakët.

Sipas drejtorit ADZM, Fatos Nako era e fortë favorizon zjarrin.

Sakaq, shton se forcat ndodhen në terren dhe po mundohen të vënë në kontroll zjarrin, ndërsa grupi i zjarrfikësve nuk arrin dot me automjete dhe janë të detyruar të përdorin mjete rrethanore.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, janë punonjësit e ADZM që po luftojnë me flakët.

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare