LAÇ - Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 6:00. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta. Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë e 30 minuta për neutralizimin e flakëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forca të shumta policie si dhe një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Nga zjarri masiv nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. I gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur plotësisht. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 100 tregtarë, të cilët tashmë nuk kanë asgjë dhe do të kalojnë një fundvit të varfër në shtëpitë e tyre. Zjarri në tregun industrial ka ardhur vetëm një ditë para Krishtlindjes dhe në vigjilje të ndërrimit të viteve kur është edhe periudha e shumëpritur për tregtarët.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi tregtarët shprehen për Report Tv se janë kërcënuar pak ditë më parë nga një person që pretendon pronësinë e truallit ku ndodhet tregu se do t'i digjte. Pavarësisht kallëzimit në polici, uniformat blu nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij (Lexo këtu). Flakët e zjarrit rrezikuan një biznes privat ngjitur me tregun, ku ndodheshin edhe disa bombula gazi, por ndërhyrja në kohë e punonjësve të zjarrëfikseve shmangu përfshirjen e godinës nga flakët.
Tregu Industrial në qytetin e Laçit u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mengjesit të sotëm. Report TV publikon pamjet në momentet e para të rënies së zjarrit kur flakët kishin përfshirë gjithçka.
b.ha./Shqiptarja.com
Dëmet e shkaktuara nga zjarri në tregun industrial të Laçit llogariten të konsiderueshme. Report Tv mëson se mesatarisht, rreth 100 tregtarë që ushtronin aktivitet në këtë treg, kanë humbur në dyqanet e shkrumbuara nga rreth 5 mln lekë. Prej mëngjesit të kësaj të hëne, tregtarët janë pa punë dhe përpara një dëmi kolosal për financat e tyre, pasi me dyqanet aty mbanin familjen.
Pas rreth dy orë e 30 minuta, tre automjete zjarrfikëse dhe 15 punonjës të këtij shërbimit kanë neutralizuar flakët gjigande që përfshinë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Flakët rrezikonin edhe një banesë atyre pranë, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të zjarrfikësve gjithçka u shmang.
Nga zjarri masiv në tregun e Laçit nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Më poshtë mund të shihni fotot e pasojave të zjarrit.
b.ha./Shqiptarja.com
Flakët që kanë përfshirë tregun industrial të Laçit rrezikojnë edhe një dyqan aty ngjitur ku tregtohen bombola gazi. Tre zjarrfikëse dhe rreth 15 punonjës të këtij shërbimi po punojnë për të penguar përhapjen e flakëve.
Ky tregtar ka humbur dy dyqane në tregun industrial të Laçit si pasojë e flakëve gjigande që e përfshinë atë në orët e para të mëngjesit. Ai thotë se është pensionist, ndërsa në treg punonte bashkë me bashkëshorten për të ndihmuar familjen dhe fëmijët në shkollë.
"Në orën 6 e pak na njoftuan për zjarrin. Unë jam tregtar. E marrim mallin në Tiranë dhe vijmë e shesim këtu për të mbajtur familjen. Gjithçka ka qenë aty brenda është djegur. Kisha dy dyqane këtu, bashkë me bashkëshorten në dy tezga të ndryshme. Jam pensionist, por me këtë treg ndihmoja edhe fëmijët në shkollë", thotë tregtari.
Një tregtare e tregut industrial të Laçit ka deklaruar për Report Tv se pak ditë më parë ka qenë një person i cili ka kërcënuar tregtarët se do t'u vinte zjarrin. Sipas saj, kërcënimi është bërë nga një person që pretendon tokën ku ndodhet tregu.
Këtu fajin e ka vetëm shteti. Ka një javë që na paralajmëron se do të na vendosë zjarrin. E kisha me borxh dhe pa borxh për të jetuar për fëmijët e mi. Na kanë kërcënuar këta që janë në konflikt me tokën këtu. Erdhi policia dhe nuk e shoqëroi burrin. Janë 70 trgtarë që kanë humbur mallin dhe djersën këtu. Kanë jetuar me këto lekë. Kemi hyrë borxh me mund dhe djersë. Kush do na përgjigjet ne. Nuk kam asnjë burim tjetër jetese. Kam punuar me tre mujor në Greqi dhe erdha e hodha lekët këtu. 3-4 mln lekë i kam humbur unë. Ka të tjerë që kanë humbur 10 mln lekë.
Tregtare
Komente
Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.3% -
Do ndahet nga PD
29.3% -
Do shuhet
46.4%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
Lajme të tjera
-
Tirana 'kapitullon' pa kushte, debutuesit e Vorës i mposhtin 3-1 dhe sigurojnë pikët e para në Superligë
31 Gusht, 18:55 -
Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj
17 Gusht, 19:21 -
Kurbin/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që kreu 2 vjedhje brenda 24 orëve (EMRI+VIDEO)
15 Qershor, 10:56 -
Detaje të reja nga plagosja e 5-fishtë në Laç, Hila për Report Tv: Dyshohet se autori është ndihmuar të arratiset, në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë
3 Maj, 17:11 -
Gjendet një armë pranë një kantieri ndërtimi, pak metra nga vendngjarja e plagosjes në Laç! Dyshohet se i përket autorit
3 Maj, 17:10 -
Sulmi me 5 të plagosur me armë në Laç, arrestohen 2 autorët, njëri i plagosur! Plumbat kapin edhe shitësen e qirinjve! 2 në gjendje të rëndë, shkak sherri për aksidentin (VIDEO)
3 Maj, 14:16 -
'Votoni më 9 maj...!’ Berisha harron përsëri datën e zgjedhjeve dhe ‘hap thesin’: Ju e dini që unë i mbaj premtimet! Tani dhe shkencëtar, ironizon Ramën: Do i bjerë tavolinës me kokë kur të shohë fotot tona
15 Prill, 13:31 -
Nis pelegrinazhi në kishën e 'Shna Ndout' në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë
18 Mars, 11:27 -
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52 -
Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)
15 Shkurt, 20:56 -
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57 -
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
