Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kryebashkiaku thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike

MIRDITË- Zjarri që përfshiu tre javë më parë territorin e Kukësit, prej 4 ditësh ka kaluar në bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit. Situata mbetet kritike në fshatrat Petoç, në njësinë Fan dhe Lajthizë në Orosh.

Kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.

‘Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë.’- shkruan Melyshi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?