Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset.
Sipas ministrisë, gjatë ditës së nesërme do të nis ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve.
“Është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, njoftoi ministria.
Lajmi kryesor:
Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri, fillon nesër në mëngjes! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)
30 Korrik, 16:07
-
Situata e zjarreve në vend/ 7 vatra situata më e rrezikshme në Shëngjin! Flakët aktive dhe në Elbasan e Gjirokastër
30 Korrik, 10:49
-
Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari
30 Korrik, 10:08
-
Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
30 Korrik, 08:45
-
Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri, fillon nesër në mëngjes! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)
30 Korrik, 01:00
-
Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona
29 Korrik, 16:05
-
Elbasan/ Zjarr në malet e Zavalinës, zjarrfikësit po mundohen për shuarjen e flakëve! Terreni malor vështirëson punën e ekipeve
29 Korrik, 15:53
-
Gjirokastër/ Zjarr në pyllin me pisha në lagjen Gërhot, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
29 Korrik, 12:52
-
Tiranë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, rrezikoi djegien e 5 banesave
29 Korrik, 11:14
-
Zjarret në vend/ 8 vatra aktive, vijojnë flakët në Malin e Shëngjinit e Vau i Dejës! Drejt përmirësimit situata tek vendgrumbullimi i mbetjeve Vlorë
29 Korrik, 11:08
-
Malësi e Madhe/ I vuri zjarrin shkurreve, dogji pyllin në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)
29 Korrik, 08:44
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02