LEZHË-6 muaj nga zjarri i rënë në një prej godinave të burgut të Shënkollit në Lezhë, kur për pasoje mbeti i vdekur dhe një i dënuar, prokuroria ka dalë me konkluzionin se zjarri është vendosur nga vetë viktima Flamur Sula.
I ndjeri Sula, 31 vjeç, nga Miloti i Kurbinit u gjet i vdekur në korrik të 2016-të në qelinë ku po vuante dënimit, pas shpërthimit të një bombule gazi.
Por sipas familjarëve të 31-vjeçarit nuk është kjo e vërteta e ngjarjes, pasi prokuroria ka manipuluar provat në mënyrë që të mbulojë krimin e shkaktuar nga shteti.
Babai i viktimës Nuredin Sula është i bindur se djali i tijë është vrarë qëllimisht dhe asgjë nuk ka ndodhur në mënyrë aksidentale.
Për këtë ata shprehen të sigurt pasi djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem mendor dhe nuk kishte arsye pse të vetëdigjej.
''Nga drejtësia shqiptare mora përgjigje sikur djali im, është djegur vetë. Djali im nuk ka qenë i asaj rrugë për t'u djegur vetë. Kërkoj të drejtën e djalit tim. Unë deri në Strasburg do e kërkoj të drejtën. Nuk jam shqiptar më, kërkoj të largohem nga Shqipëria, sepse shqiptarët e ndërshëm ky shtet i heq nga vendi i tij'',-u shpreh babai i Flamur Sulës.
Babai i 31-vjeçarit, Nuredin Sula thotë se i ka humbur shpresat tek drejtesia shqiptare dhe këtë çështje do të ndjekë deri në Strasburg për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO