Pas një nate kritike për banorët e fshatit Drenie të Patosit pasi flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave, situata këtë mëngjes është nën kontroll.

Vatra e zjarrit vijon të mbetet aktive, por pa rrezik për banesat. Rreth 30 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

Në Abaze të Krujës 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Në ndihmë iu kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës.

Edhe pse prej 5 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:10
Vijon zjarri në Abaze të Krujës, 2 helikopterë po punojnë për shuarjen

Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive.

Dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e tij.