SHKODËR-Një ditë pas zjarrit, ende tymi i flakëve është aktiv në banesat e familjes Hoxha ndërsa pjesëtarët e familjes po tentojnë shuarjen e plotë të flakëve.
Dëshmitarët e atyre momenteve të vështira tregojnë tmerrin e përjetuar pasditen e së premtes.
Kunata e viktimës, Hasije Hoxha me lot në sy shpjegon momentin kur ka parë të mbuluar me batanije kunatin e saj 74-vjeçarin, Haki Hoxha i cili po kërkonte ndihmë.
Ndërkohë që dëshmitarët në vendngjarje thonë se zajrrfikësit ishin tërësisht të papërgatitur për përballimin e situatës së zjarrit të krijuar.
Banorët shprehen se pjesën më e madhe e shuarjes së zjarrit është bërë me kova pasi mjetet zjarrëfikëse kanë qenë thuajse jashtë funksionit.
''Ça me pa?Mareuem, u dje, dalim në rrugë të madhe.Tymi vazhdonte. Ai i shkreti kishte dalë me një batanije, dhe kishte dashur me kërkonte ndihmë. Donin të hynin brenda, por u thoja mos hyni se do mbeteni brenda more'',-u shpreh me lot në sy kunata.
Nga ana tjetër Shefi i zjarrfiksëve shprehet se ata janë futur në banesën që ishte përfshirë nga flakët, por nuk e kanë gjetur të moshuarin.
''Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, na është thënë nga familja që është bllokuar në shtëpi një person i cili ka qenë në gjumë. Por pas kontrollit në katin e dytë, edhe për shkak të flakëve të mëdha nuk është gjetur asnjë person'',-është shprehur Muhamed Smajli.
Mes dy dhimbjeve, te dielen familja Hoxha do të përcjellë në banesën e fundit të moshuarin, ndërsa më pas do të rikthehet në gërmadhat e shtëpisë për të tentuar ringritjen e saj.
Redaksia Online
XH.K/Shqipatrja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO