Zjarri në Shkodër/ Policia: Në ndihmë edhe zjarrfikës nga Vau i Dejës dhe Ulqini

Zjarri në Shkodër/ Policia: Në ndihmë edhe zjarrfikës nga Vau i Dejës dhe Ulqini

Flakët në Shkodër

1718388979_shkoderflaket.JPG

Policia e Shkodrës njofton se në vendin ku ka rënë zjarr në tregun e rrobave të përdorura kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Vau i Dejës dhe Ulqini. 

Zjarri ka përpirë 5 banesa, ndërsa policia ka evakuuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje ndodhet edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

'Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.

Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.'


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pal Trashaj u vetëvra para SPAK pas mashtrimit me mikrokreditë, Manja në Kuvend: Do zbardhim fenomenin

Pal Trashaj u vetëvra para SPAK pas mashtrimit me mikrokreditë, Manja në Kuvend: Do zbardhim fenomenin