Zoran Zaev: Gjermania ka 'frikë' nga kërcënimet e palës shqiptare

Zoran Zaev: Gjermania ka 'frikë' nga kërcënimet e palës shqiptare

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një takim me gazetarët në Bruksel ka folur për procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Zaev theksoi se Franca dhe Holanda kanë shprehur rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Ndërsa shtoi se Gjermania ka “frikë” nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të shoqërohet me destabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

Më tej, Zoran Zaev tha se Gjermania ka frikë edhe nga kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, pasi ai mund të kërcënojë palën gjermane me ndryshim kufijsh dhe një bashkim të mundshëm me Kosovën. Kryeministri tha se përkundër lëvizjeve të mundshme nuk e beson që mund të ndodhë një gjë e tillë pasi ky do të ishte kthim me dhjetë vjet mbrapa për Shqipërinë.

 “Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”- tha Zaev.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë