Partia opozitare në Maqedoni, LSDM ka publikuar materialet e tjera nga përgjimet. Partia e Zoran Zaev ka publikuar në Sallën Universale në Shkup disa materiale që implikojnë qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski por nuk lihen pa përmendur dhe politikanë nga partitë shqiptare në Maqedoni.
 
Korrespodentja e A1 Report në Shkup, Zirjeta Jahjaga në një lidhje telefonike tha se këto përgjime kanë shqetësuar qeverinë ndërsa nga mediat maqedonase shkruajnë për një arrestim të mundshëm të liderit opozitar Zoran Zaev. Megjithatë ky skenar sipas mediave maqedonase pritet të sjellë trazira, ndaj dhe autoritet maqedonase janë në dyshim për të urdhëruar arrestimin e Zaev.  



Pjesë nga përgjimet, "Bomba" e tetë e Zoran Zaev

Jankullovska tregon si do t’i lirojë maqedonasit që dogjën dyqanet shqiptare 

Nga përgjimet e reja del se ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska tregon se si do t’i lirojë maqedonasit që dogjën dyqanet shqiptare. Në bisedë me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, Jankullovska bën plane se si t’i lëshojnë maqedonasit që kanë shkaktuar trazira në lagjen "Gjorçe Petrov" kur u thyen dyqanet dhe pronat e shqiptarëve.
Jankullovska: Gjorçen, do ta rregullojmë ngjarjen. Do ta diskutojmë.
Trajko Veljanovski: Do t’i lëshoni?
Jankullovska: Do ta menaxhojmë situatën, të mos jetë ndonjë skandal, ta mbulojmë situatën. Do të jetë në rregull, do të shohim si do bëjmë”.

Thaçi- Mijallkovit: Jam këtu, trego ç'ka duhet 
Kryetari i PDSH­-së, Menduh Thaçin në bisedën e përgjuar telefonike me shefin e policisë sekrete i drejtohet atij me fjalët “Jam këtu, nëse duhet diçka, trego!”. Ai më vonë merr urdhër që ta ndihmojë VMRO-DPMNEnë në Strumicë.
Mijallkovi: Kam një urgjencë, a mund të votoni për ne në Strumicë. Në KSHZ të votoni për neve.
Thaçi: Menjëherë.
Thaçi i drejtohet Bedredin Ibrahimit: Do votosh për tu prish vendotimet  në Strumicë, jemi marr vesh për Çairin.
Në përgjime gjithashtu është dhe biseda Sasho Mijallkovit me Musa Xhaferin e BDI-së. Mijallkov me Xhaferin bisedojnë për të kontrolluar Gjykatën Administrative.