Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se nga momenti që është testuar me Covid19 është futur në izolim. Kujtojmë se të dielën me 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për Covid19. Madje deputetja Mimoza Kusari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Hoti, për shkak të papërgjegjshmërisë në kohë pandemie.
"Dje e kam bërë testin për Covid19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia", shkruan Driton Selmanaj.
Këta lëpirsat e ldk-s besojnë se do fusin popullin në “gjynahë” duke u “sëmurë nga covid-20” dhe ndoshta do përfitojnë ca vota më shumë... e them me përgjegjlsi të plot se e vetmja sëmundje e tyre nga isa avdullai dhe të tjerët , është sëmundja e trurit për pushtet dhe vjedhje adgjë tjeter ...
Përgjigju