Zv. ministri i Infrastrukturës përballë përfaqësuesit të grevistëve të Ballshit: Po ushtrojmë presion ndaj kompanisë për të likuiduar pagat

TIRANE- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës është përballur ditën e sotme në studion e Report Tv me Sokol Dautajn përfaqësuesin e  naftëtarëve të Ballshit  që vazhdojnë protestën në ditën e gjashtë të saj pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 5 paga. Gjatë fjalës së tij përballë gazetarit Bejtja tha se shteti ka ushtruar presion ndaj kompanive private që të ulen në tryezë për të arritur një dakordësi për shpërndarjen e pagave të punonjësve. Ai deklaroi se deri më tani kompania private ka likuiduar sigurimet shoqërore ndërsa shtoi se po negociohet për likuidimin e pagave.

Në një lidhje telefonike nga Fieri, përfaqësuesi i grevistëve Sokol Dautaj përsëriti dy kushtet e panegociueshme të tyre duke përmendur likuidimin e tre pagave, si dhe qartësimin e kompanisë private në raport me rafinerinë e naftës në Ballsh.

Ilir Bejtja: Kanë kaluar shumë procese të gjitha negative që nga momenti i privatizimit. Është mbajtur pa zgjidhje afatgjata. Tosk dhe Bylis erdhën me këtë premtim. Kemi një situatë që nuk zgjidhet dot me një të rënë të lapsit. Tosk ka mbyllur uzinën në shtator. Punonjësit pritën vitin 2020 për një ndryshim. Këtu është e ndarë më vete vetëm pjesa e Poçemit. Ata kanë qenë në punë edhe në janar dhe në shkurt.

Të gjithë punonjësit bashkë kanë rreth 17 paga të papaguara dhe paga në tetor-dhjetor. Ata kanë qenë në punë. Në të drejtën dhe detyrimit punëdhënësit i lind detyrimin në momentin kur nënshkruhet kontrata. Ka shumë organe që duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse spitali nuk ndërhyn apo urgjenca nuk ndërhyn kur rëndohet greva kanë përgjegjësi. Një grevë e gjatë ka pasoja për shëndetin.

Sokol Dautaj: Ne sot jemi në ditën e gjashtë të grevës së urisë. Gjatës ditës së sotme kemi pasur tre persona në gjendje të rëndë. Ata kanë marrë kurimin e duhur dhe tani nuk ka më rrezik. Ne kemi organizuar dy takime dhe ne presim që të marrim zgjidhjet

Ilir Bejtja: Ne jemi pjesë e ndërmjetësimit. Presioni jonë ndaj kompanisë vazhdon dhe ata janë angazhuar të likuidojnë pagat. Deri tani kanë likuiduar sigurimet shoqërore. Ne jemi duke marrë të gjitha masat që t'ia lehtësojmë kompanisë barrën që ka. Kjo është ajo që po bëjmë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me palët.

Sokol Dautaj: Gjatë kontaktit ju kemi bërë të qarta dy kushte: Ju kemi thënë se tre pagat që ishin detyrim janë të panegociueshme dhe të bëhet e qartë pozicioni që kompania ka mbi fatin e rafinerisë. Në një moment ku rafineria shfaq mungesën e lëndës së parë, shteti duhet të ndërhyjë.

Ilir Bejtja: Duam të respektohet marrëdhënia e tyre me punonjësit. Pjesa tjetër është private në një treg të liberalizuar.

Sokol Dautaj: Ne kemi ofruar tre paga për konsensus që është minimum. Ky gjyq po zvarritet pa fund. Thelbësore është situata ku ndodhet rafineria. Palët duhet të ulen dhe të zbardhin situatën. Kushtet ekonomike në familjet tona tani janë në kushte të rënduara. Askush nuk ka ardhur këtu sepse ne kemi vënë dhe një kusht tjetër që kërkesat tona janë ekonomike. Të ulet shteti me kompaninë dhe të japin një zgjidhje.

Ilir Bejtja: Ajo uzinë nuk është shtetërore, është 100% private. Kemi ardhur sot në këtë histori. E krijoi kush e krijoi e dinë shumë mirë zotërinjtë. Sot kemi ardhur në një situatë të paqëndrueshme.

Sokol Dautaj: Cili është roli i shteti mbi fatin e rafinerisë?

Ilir Bejtja: Të detyrojë palët të ulen në tryezë. Këtë e kemi bërë por nuk kanë gjetur marrëveshje.

Sokol Dautaj: Gjendja jonë është tejet e rënduar, duke parë situatën ku ndodhen qytetarët. Ne presim zgjidhje një orë më parë për t'i dhënë shpresë qytetit tonë

Ilir Bejtja: Ne do jemi gjithmonë në mbështetje të qytetarëve kundrejt palëve. Jemi gjithmonë në mbështetje të tyre. Ne nuk jemi ne komunizëm që të marrim njerëzit me forcë. Është një marrëveshje mes palëve me prodhuesit e naftës. Ata duhet të ulen në tavolinë

Kujtojmë që vazhdon akoma greva e 14 punonjësve të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit të cilët kanë për të marrë 27 pagat e prapambetura. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 23/02/2020 18:02

    Fajin e ka Berisha

    Përgjigju
  • Raul: 23/02/2020 17:51

    Tani qe naftetaret e Ballshit i vizitoi Nafije Dybeku fallxhorja e leshitlikes ato i kane te garantuara pagat, sa te shese nja 5 shufra ari te Floririt te Krrabes ajo do jape rrogat e munguara se i djeg shpirti per hallexhinjte.

    Përgjigju
  • redi: 23/02/2020 10:46

    Zoti Beqaj je nga te paket qeverutar prifesionist ne detyre ne qeverine Rama dhe duhet nje sqarim love gjir mbi ARMON pasi eshte tyrpi dhe krimi i privatizimeve private .Kushdo qifte pronari qe nuk dihet ka falimentuar apo jo ka detyre te shlyej deryrimet si per shtetin ashtu dhe per punetoret . Ne rast se bazohemi tek birxhet e shumta qe ARMO i ka shtetit me qindra miliona sot duhet ti kthehej shtetit por ndodh e kunderta . E vetmja rruhe per kete krim ekonomik dhe skllaverim te punetireve nga bandite privat eshte SPAKU dhe jo vetem per te.Misteri i privatizimeve kriminale eshte u lidhur me krimin shteteror 30 vjecar dhe sit Shqiperia vuan pasojat ekonomike te kaluares politike kriminale . Shqipetaret kerkojne krhimin e jetes se tyre ne normalitet dhe dtejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja