Qytetarë të thirrur nga aktivistë e ambjentalistë u mblodhën sërish sot në Tiranë në një protestë kundër investimit 4 miliardë eurosh që është parashikuar të kryhet në Zvërnec.
Për mbi dy orë protestuesit, të cilët e nisën tubimin nga sheshi Skendërbej, për t’u zhvendosur më pas drejt ministrisë së Brendshme dhe para Kryeministrisë kërkuan anulim të projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e akuzuar qeverinë se po u fal oligarkëve pronën e përbashkët, ndërsa investitorët se po zaptojnë tokën shtetërore.
Me pankarta në duar me mesazhe si “Zëri ynë e ardhmja jonë’, “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit bënin thirrje Rama në burg, Berisha në burg.
Kërkesës së tyre për anulim të projektit të Zvërnecit, kreu i qeverisë iu përgjigj fillimisht nga Berati gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Kryeministri bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve duke saktësuar se projekti ende nuk ka përfunduar dhe se po punohet prej tre vitesh në emër të interesit të shqiptarëve.
Ndërkohë që në një reagim pasues në ‘X’, Rama u përgjigj se nuk ka një projekt të cilin duhet ta anulojë. Kryeministri sqaron se aktualisht projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Ndërsa premton se kur ai të jetë gati do ta prezantojë atë publikisht sikurse ka ndodhur edhe në projekte të tjera.
Dhe për të gjitha të pavërtetat, gënjeshtrat dhe manipulimet e bëra mbi këtë çështje, thotë kreu i qeverisë, e vërteta nuk do të vonojë.
Revolta e qytetarëve erdhi pas pamjeve të paprecedenta nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të shtunën e kaluar, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private.
Komente











Kjo eshte protest politike. Ka vetem nje projekt qe shkatron ambientin aty eshte aeroporti. Ai krijon ndotje per shpendet e lagunes. Ai tashme eshte bere. Plazhi qe eshte ne anen tjeter te lagunes, eshte plazh i shkret sepse ska rruge te shtruar, ska uje, ska as vale interneti. Ajo zone perdoret vetem nga kamperat e huaj per festat e tyre me droge. Per mos te permendur faktin qe ajo zone ka mbytjet me te njerze ne det me te larte ne vlore ne raport me frekuentimin e paket qe ka.
PërgjigjuUne nuk do kerkoja kurrë te anullohet një investim i tille, por do kerkoja llogari per detajet e ndertimit...dhe sidomos, nxirrni emrin e pronarit dhe kush e beri pronar... Nqs Berisha e beri pronar me dokumenta te fallsifikuara, sic ka bere me kompleksin Partizani, Spak te veproj urgjentisht qe dhe populli te kuptoj e dij te vërtetën dhe projekti te realizohet. Mjafton qe Qeveria te bej transparencen e plote. Per sa I permet Greqise, do flasim kur te hyjme ne BE. Mos harroni kurrë vellezer e motra se ne egzistojme si komb falë USA dhe po na braktisi USA, behuni gati te zhdukemi përgjithmonë.
PërgjigjuPo si nuk dhate nje pamje me kamera, veç pamje nga celulari, nderkohe per protestat e saliut leshoni dronat per pamjet nga lart. Perfundimisht po vjen fundi i fuqise se medias
PërgjigjuShoqëria civile i kujtua të bëjë protestë me urdhër të Greqisë,po përdoret çështja kombëtare paçka se në shtetin grek Zvërnecit dhe Narta po quhen zona minoritare nesër pasnesër dhe Tiranën do t'a quajnë zonë minoritare po çoni ujë në mullirin e grekut o të mjerë,
PërgjigjuKeta shkruajne namprit cameri, por ushqehen nga greku
Përgjigju