ZVICER- Zviceranët kanë hedhur poshtë referendumin për uljen e numrit të emigrantëve për “motive ekologjike” duke votuar me 78% jo, sipas përllogaritjeve fillestare. Dështoi gjithashtu dhe shfuqizimi i taksave të mëdha fiskale për të pasurit e huaj dhe për rritjen e rezervave të arit në Bankën Qendrore të vendit. Projektet e tre nismave të nxjerra në referendum janë refuzuar nga 26 qarqe dhe rajone zvicerane. Për t’u aprovuar secila nismë popullore duhet të marrë shumicën e dyfishtë, si të qytetarëve ashtu dhe të rajoneve.
E para ndër tre nismat kërkonte uljen e numrit të emigrantëve sipas tyre për motive “ekologjike”, në mënyrë që të shmangnin mbipopullimin e për pasojë mbindërtimet; e dyta kërkonte heqjen e taksimit të përgjithshëm të të pasurve të huaj; dhe e treta ishte mbi ndalimin e shitjes së arit zviceran në Bankën qendrore.
Iniciativa mbi emigracionin propozonte uljen e popullsisë rezidente në Zvicër me 0.2% në vit, duke promovuar planifikimin familjar në kuadrin e bashkëpunimit për zhvillim.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com