Zvicra i sekuestron 155 milionë euro
shqiptarit-"bosit të bosëve të floririt"

ZVICER - Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestro prej 155 milionë eurosh ndaj një shqiptaro-zviceriani, Petrit Kamatës, të të ashtuquajturit "Bos i bosëve të floririt".

Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit.

Shqiptaro-zviceriani Petrit Kamata është mbiquajtur si "bosi i bosëve të floririt dhe argjendit", pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës, ku u sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar. Nga hetimet u zbulua që  në Komo, nëpërmjet korrierëve, paratë dhe shufrat e materialeve të çmuara dërgoheshin kontrabandë në Zvicër, fshehur në fundet e dyfishtë të makinave.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja...çfarë thonë yjet për ju sot