‘Zyrat e BE në Bashki jo për qoka!’ Mazniku: Fondet do merren vetëm më projekte serioze

Brenda vitit 2027 vendi do të jetë pjesë e programit të ‘Kohezionit Social’ të Bashkimit Evropian. Përfituesi më i madh i këtij programi do të jetë pushteti vendor, që siç ministri Arbjan Mazniku tha do të kenë në dispozicion nga BE më shumë para sesa jep sot buxheti i shtetit për 61 bashki.

“Në vitin 2027 Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Kohezionit Social të Bashkimit Evropian. Në 2029-2030 ndoshta dhe më shpejt do të jemi anëtar të BE-së. Programi i ‘Kohezionit Social’ kur të hapet do të ketë më shumë mbështetje për bashkitë nga sa është totali i parave që ne sot japim nga buxheti për bashkitë”, u shpreh Mazniku në një takim me disa kryetar bashkish.

Por paratë nuk do të vijnë ‘në duart’ e bashkive, nëse ato nuk marrin masa për të bërë projekte serioze investimi, në mënyrë që të përfitojnë nga fondet.

“Ka vetëm një problem, ato nuk janë para që do të vijnë dhe do u shkojnë bashkive. Janë para që lidhen me programin në Bruksel, ku bashkitë do të duhet të kenë projekte mjaftueshëm të mira që ti kenë mundësi ti tërheqin ato investime. Ju e dini shumë mirë, disa nga ju kanë bërë projekte me Bashkimin Evropian. Nuk është një gjë që mund të bëhemi gati për 6 muaj apo për një vit”, tha Mazniku.  

Për të pasur sukses dhe për të përfituar sa më shumë, bashkëpunimi i bashkive me zyrat e Evropës duhet të jetë i vazhdueshëm, tha Mazniku, duke ju bërë thirrje kryetarëve që këto zyra të mos i përdorin për qoka.

“Kryetarët e bashkive që e kanë trajtuar zyrën e Evropës jo si njëri atje poshtë që shkruan letra por e kanë trajtuar si pjesë integrale të bashkisë ja kanë dalë të kenë më shumë projekte. Zyrat e Evropës nuk mund të jenë zyra që bëhen qoka, por duhet të kenë njerëzit më të mirë të mundshëm, të cilat që funksionojnë me një objektiv specifik marrja e projekteve nga BE”, tha Mazniku.

Për të ndihmuar bashkitë në përgatitjen e projekteve Mazniku tha se po punohet edhe për një program trajnimesh me Kolegjin e Evropës.

“Duam të bashkërendojmë një program të posaçëm me Kolegjin e Evropës për programe trajnimi të nivelit shumë të lartë të pushtetit vendor për kohezionin social”, tha ministri i pushtetit vendor.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë