ZYRTARE/ Besëlidhja gjen trajner, ia beson stolin ish-futbollistit kampion të Tiranës

ZYRTARE/ Besëlidhja gjen trajner, ia beson stolin ish-futbollistit kampion të Tiranës

Besëlidhja

Nikolin Çoçlli është trajneri i ri i Besëlidhjes në Kategorinë e Parë. Largimi i Alban Brukës nga stoli i lezhjanëve ka bërë që presidenca t'ia besojë pankinën ish-trajnerit të Luftëtarit apo edhe Apolonisë. 54 vjeçari ka qenë edhe në stolin e moshave të Partizanit, teksa nga dhjetori i 2020 ka qenë "i papunë" si trajner.

Korçari është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës si futbollist Çoçlli ka luajtur me Përmetin, Skënderbeun, Tiranën dhe Partizanin. Me Tiranën, Çoçlli ka dalë tre herë kampion në vitet 1996, 1997 dhe 1999, ndërsa ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë (1996, 1999). Veç Tiranës, Çoçlli ka dalë kampion edhe me Partizanin në vitin 1993 dhe po në këtë vit ka fituar Kupën e Shqipërisë.

Nikolin Çoçlli

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja