Mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, është transferuar në Rusi. Largimi i tij nga Skënderbeu për të kaluar në një kampionat të huaj ishte i sigurt, por tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare.
Ndryshe nga parashikimet, ku flitej se Gavazaj do të shkonte në Kroaci, apo Austri, ai ka shkuar te skuadra e Jenisei në Rusi.
Nuk janë bërë ende të ditura detajet e kontratës së mesfushorit kosovar me ekipin e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit rus. Siç shihet edhe nga fotoja, është menaxheri Shkumbin Qormemeti protagonist i këtij transferimi.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit rus dhe me kalimin e kohës do të mësohen edhe detajet e marrëveshjes, kohëzgjatja e kontratës dhe sa përfiton klubi korçar nga kjo lëvizje.