ZYRTARE/ Me mbi 78 përqind të votave, Bayern Munich zgjedh presidentin e ri

ZYRTARE/ Me mbi 78 përqind të votave, Bayern Munich zgjedh presidentin e ri

Herbert Hainer

Herbert Hainer është presidenti i Bayern Munich. Vendimi për konfirmimin e tij është marrë në Asamblenë e Përgjithshme të klubit, duke mos zhgënjyer pritshmëritë. Pasardhësi i Uli Hoeness, Hainer ka qenë në krye të bavarezëve që nga nëntori i vitit 2019 dhe këtë mbrëmje u rikonfirmua në krye të klubit me mbi 78 përqind të votave.

"Asambleja e Përgjithshme rizgjedh Herbert Hainer si President të FC Bayern Munich me një shumicë dërrmuese!", njofton Bayern. I lindur në 3 korrik 1954, Hainer është biznesmen gjerman dhe ish-Ceo i Adidas. Si pjesë e bordit mbikqyrës të Bayern, 68 vjeçari prej tre vitesh është në krye të klubit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë