DURRËS - Albi Alla është emri më i ri që u bashkua me Teutën në Superligë. Mbrojtësi dhe durrsakët kanë gjetur akordin për një sezon dhe do jetë nën urdhërat e trajnerit Diego Longo. 30-vjeçari nga Pogradeci ishte pjesë e Laçit sezonin e shkuar, teksa ka luajtur një ndeshje edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë.
"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Lacit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Lacit", bën me dije klubi durrsak.
I dalë nga moshat e Ergotelis në Greqi, Alla njihet për aktivizimet te Skënderbeu, Bylis, Kukësi dhe Flamurtari. Pas 2019 ai e vijoi karrierën në Kinën e largët me ekipe si YB Funde, ZB Cju, NJ City apo edhe SX Chang'en.
Tanimë në dy sezonet e fundit ai ka gjetur strehë në Superligë, teksa përvoja e tij pritet të jetë një armë më shumë në prapavijën e Diego Longos, me Teutën që kërkon mos rrezikojë qëndrimin në elitën e Shqipërisë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.9%
-
Të gabuar
60.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përballja kundër Egnatias, trajneri i Partizanit: Janë të fortë, në disa raste ekipi s'më përgjigjet
26 Shtator, 15:36
-
'Stërvitja e klubeve tona lë për të dëshiruar', ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi: Skema e 'final-four' largoi tifozët e fundit
26 Shtator, 15:11
-
Met Dervishi boton librin me poezi në frengjisht: Në Shqipëri s’ka shtëpi botuese serioze, këtu libri ‘humbet’
26 Shtator, 14:36
-
Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Sukth, dërgohet në spital! Policia po punon për sqarimin e ngjarjes (EMRI)
26 Shtator, 13:35
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
26 Shtator, 10:59
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë
25 Shtator, 15:43
-
Të huaj pa limit, Erbim Fagu: Dëmton futbollin, klubet s’mendojnë për akademitë
25 Shtator, 15:37
-
Zyrtare/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden
25 Shtator, 13:11
-
Nuk kreu hetime për një aksident në punë, arrestohet punonjësi i policisë në Shijak
25 Shtator, 10:22
-
Durrës/ Dështoi që të vidhte një bankë, vodhi një pikë këmbimi valutor, në pranga 29- vjeçari
25 Shtator, 09:40
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria: Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit
24 Shtator, 13:08
-
Durrës/ I vunë zjarrin 2 automjeteve, në kërkim autorët
24 Shtator, 12:42