Emmanuel Ernest është afrimi i ri për sulmin e Tiranës. Bardheblutë mbeten në vendin e fundit pas gjysmës së sezonit në Superligë dhe golat i presin nga liberiani 25-vjeçar. Katër muaj më parë ai linte bardheblutë për të luajtur me USM Alger në Algjeri.

Në 13 ndeshjet e edicionit të shkuar me Tiranën, Ernest ia doli të shënonte katër gola dhe të jepte dy asistime.

Tanimë Tirana ka prezantuar rikthimin e Emmanuel Ernest, i katërti për këtë merkato. Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Alvarez Rodriguez kanë qenë tre afrimet e mëparshme të bardhebluve.

Te Tirana duket se janë duke bërë një revolucion në ekip, pasi më herët janë larguar më shumë se dhjetë futbollistë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Janar, 22:15

    Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?