Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton

Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton

Moment nga tërheqja e Kosovës

PRISHTINË - Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë me dije se ka bërë një ankesë zyrtare në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) në lidhje me zhvillimet dhe racizimin në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë, të cilën UEFA ia dha fitore 3-0 në tavolinë rumunëve.

Në Bukuresht, më 15 nëntor përfaqësuesja e Kosovës në futboll braktisi sfidën e Ligës së Kombeve për shkak se ultrasit vendas nisën të këndonin në kor këngë antishqiptare dhe raciste.

Kapiteni Amir Rrahmani dhe lojtarë të tjerë njoftuan arbitrin për këto skena, me vërejtjet që nuk u morën parasysh. Të ndodhur në këto kushte, kapiteni vendosi së bashku me ekipin që të braktisnin lojën dhe të dilnin nga fusha, për mos u kthyer më edhe pse ndeshja ishte në shtesë dhe për pak minuta mbyllej 0-0.

Një veprim ky që lojtarët e Kosovës e bënë për të dhënë një shembull se nuk pranojnë të ofendohen më në arenat evropiane, diçka e përsëritur kjo në dëm të shqiptarëve.

Pak ditë pas ngjarjes UEFA i dha tri pikë Rumanisë dhe fitoren 3-0, ndërsa FFK ka bërë një ankesë në CAS e Lozanës dhe kërkojnë që nëpërmjet provave dhe fakteve të vendoset në vend e drejta.

Kujtojmë se Rumania u dënua nga UEFA me 128 mijë euro gjobë për sjelljen e tifozëve, andaj Kosova e ka këtë argument për ankesë, kjo pasi organi i futbollit evropian e ka pranuar sjellen e gabuar dhe racizmin.

Njoftimi i FFK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024. FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike