Ditën e nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker viziton Shqipërinë.
Ai pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit më të rëndësishëm të politikës në vend, me Kryeministrin Rama ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se takime me kreun e PD, Lulzim Basha të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.
Ndërkohë Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.