Zyrtarizohet 'Conte 2'! 21 emrat e qeverisë së re italiane, Salvini: Në fund, do të fitojmë ne

Presidenti italian Matarella ka bekuar sot kabinetin e ri qeveritar ‘Conte 2’. Në qeverinë e re me 21 ministra, 10 janë të ‘Lëvizjes 5 Yjet’, 9 të aleatit kryesor, Partisë Demokratike, forcë e majtë, një teknik dhe një i partisë Liri dhe Barazi. 7 nga 21 ministrat e qeverisë së 66-të brenda 73 vitesh janë gra.

Por kush janë emrat e rinj? Lideri i "Lëvizjes 5 Yjet" Di Maio ka marrë postin e ministrit të Jashtëm, ministër i Brendshëm në vend të Matteo Salvinit është emëruar Luciana Lamorgese me një profil teknik. Ekonomia i është besuar Roberto Gualtierit, ndërsa në qeverinë e re nuk do të ketë post zëvendëskryeministri. Betimi i qeverisë së re italiane do të bëhet nesër ora 10.00.

Qeveria e re ka në qendër të programit zgjidhjen e problemit të papunësisë, borxhin shtetëror, kthimin e besimit, familjen, shtresat e brishta sociale, emigracionin dhe rolin që Italia duhet të luaj në politikat e brendshme të Europës pas marrëdhënieve të përkeqësuara seriozisht kohët e fundit midis Romës dhe Brukselit.

Kështu merr fund kriza e radhës politike në Itali, pasi në fund të gushtit Matteo Salvini u largua nga koalicioni dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme. Pas formimit të qeverisë së re mesazhi i parë politik që ishte pikërisht i tij "Ne do punojmë si dhe më shumë se më parë. Lëvizja 5 Yjet dhe Pd nuk do të shpëtojnë nga gjykimi i italianëve. Koha është e Zotërinjve, në fund do të fitojmë".

Kabineti i ri qeveritar në Itali
Kryeministër Giuseppe Conte

Ministër i Brendshëm Luciana Lamorgese

Ministër i Jashtëm Di Maio

Ministër i Ekonomisë Roberto Gualtieri

Ministër i Mbrojtës Lorenzo Guerini

Ministër i Drejtësisë  Alfonso Bonafede

Ministër i Arsimit Lorenzo Fioramonti

Ministër i Ambientit Sergio Costa

Ministër i Punës Nunzia Catalfo

Ministër i Transportit Paola De Micheli

Ministër i Administratës Fabiana Dadone

Ministër i Jugut  Giuseppe Provenzano

Ministër i Shëndetësisë, Roberto Speranza

Ministër i Infrastrukturës Stefano Patuanelli

Ministër  i Kulturës Dario Franceschini

Ministër i Sportit Vincenzo Spadafora

Ministër për Europën Vincenzo Amendola

Ministër Bujqësisë Tereza Bellanova

Ministër i të Drejtave të Barabarta Elena Bonetti

Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin Federico D'Incà

Ministre e Teknologjisë Paola Pisano

Ministër për Punët Rajonale Francesco Boccia

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën