Zyrtarja e lartë e Komisionit Europian në Tiranë: Shqipëria progres në trajtimin e komunitetit rom

Zyrtarja e lartë e Komisionit Europian në Tiranë: Shqipëria progres në trajtimin e komunitetit rom

Mbledhja e Komitetit Drejtues të Romacted në Tiranë

“Grupe terreni për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht, ndihmë e menjëherëshme por edhe kallëzimin penal ndaj prindit ose kujdestarit të fëmijës, kur fëmija kthehet sërish në situatë rruge edhe pasi i është ofruar ndihmë apo alternativë punësimi prindërve”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në takimin e parë të Komitetit drejtues të programit të përbashkët rajonal të Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës, Romacted, i cili nisi sot në Tiranë.

“Gjatë vitit 2017 nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë menaxhuar 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët, 387 fëmijë u identifikuan të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge, ku fëmijët e komunitetit rom janë më të ekspozuarit ndaj këtij fenomeni. Ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë nismën për identifikimin dhe ndihmën e menjëherëshme për fëmijët e shfrytëzuar, për të frenuar punën e fëmijëve”, tha Manastirliu, duke lajmëruar vendimin që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave “Për procedurat për identifikimin, ndihmën e menjëhershme dhe referimin e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë fëmijët në situatë rruge”.

Ministrja u ndal gjithashtu te progresi i bërë sa i takon përfshirjes sociale dhe shërbimeve për komunitetin rom dhe egjiptian, sipas të dhënave të sistemit online Revalb.

“Treguesit sa i takon aksesit në shërbime mjekësore të përballueshëm dhe të barabartë janë në përmirësim. Në vitin 2017, kanë përfituar paketën për kujdesin ndaj nënës dhe foshnjes 2 059 nëna dhe fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian, kundrejt 300 nënave që e përfituan atë në vitin 2015. Por mbetet shumë për të bërë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale apo fenomenit tw parandalimit të martesave të hershme, që afektojnë më së shumti këto komunitete”, tha Manastirliu. 

Në takimin e komitetit drejtues te Romacted merrte pjesë edhe Zv/Drejtoresha e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Katarina Mathernova, drejtues rajonalë dhe kryetarët e disa bashkive në vend. Mathernova vlerësoi progresin e Shqipërisë në përmirësimin e legjislacionit, në përputhje me standartet dhe konventat ndërkombëtare, të cilat kanw ndikim te drejtperdrejte në përfshirjen e Romëve dhe Egjiptianëve. 

“Shqipëria ka bere hapa perpara sa i takon integrimit te komunitetit rom dhe egjiptian lidhur me masat e marra per aksesin ne sherbimet shendetesore, strehimin apo shërbime të tjera, por Shqiperia dhe të gjitha vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë sa i takon punësimit të personave që i përkasin këtij komuniteti”, tha përfaqësuesja e drejtorisë për negociatat e zgjerimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria po zbaton Planin Kombëtar të Veprimit për Romët dhe Egjiptianët 2015-2020, duke synuar më shumë përfshirje në strehim, arsim, punësim, shëndetësi, mbrojtje sociale, etj. Aktualisht Shqipëria ka miratuar ligjin "Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri", i cili siguron të drejta dhe mbrojtje të veçantë për personat që u përkasin pakicave kombëtare, ku adresohet edhe njohja dhe mbrojtja e pakicave rome dhe egjiptiane lidhur me të drejtën e vetëidentifikimit, ndalimin e diskriminimit, lirinë e të drejtave dhe të drejtën e përfaqësimit, ruajtjen e identitetit kulturor të pakicave kombëtare, të drejtën e arsimit në gjuhën e pakicës, të drejtën e informimit dhe përdorimin e gjuhës, etj. 

Po ashtu ligji “Për Ndihmën Juridike Falas”, i miratuar së fundmi, garanton dhënien e ndihmës juridike nga shteti për mbrojtjen e lirive e të drejtave themelore të individit, i cili do të ndihmojë padyshim në lehtësimin e regjistrimit civil të romëve dhe egjiptianëve.

Është përparësuar komunitetin rom dhe egjiptian sa i takon strehimit. Ligji “Për Strehimin Social“, i miratuar nga Parlamenti një muaj më parë, garanton 6 programe të strehimit social nga 3 programe që ka pasur ligji i mëparshëm. Familjet e minoritetit Rom dhe atij Egjiptian konsiderohen si një kategori prioritare për trajtimin nga programet sociale të strehimit.

Në programet sociale të strehimit, jo më pak se 5 për qind e vendeve nga çdo program, për çdo vit, do të jenë të destinuara për komunitetin rom dhe egjiptian. Programi i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian Romacted do të ndihmojë në mirëqeverisjen në nivel lokal në disa bashki në Shqipëri si Fieri, Korça, Berati, Tirana etj, për përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian në politikbërje dhe zbatimin e politikave në nivel vendor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas